Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Çfarë vepronin Sahabët dhe Tabiinët kur ata i godisnin fatkeqësitë?

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është vërtetuar në Sahihun e Bukhariut nga Enesi se ka thënë:

”U sëmur një nga fëmijët e Ebu Talhas. Ai vdiq dhe babai i tij Ebu Talhas ishte jashtë shtëpisë. Kura gruaja e tij e pa se ai (fëmija) kishte vdekur, u zbukurua (jo shumë) dhe e vendosi fëmijën e saj në një cep të shtëpisë. Kur Ebu Talha u kthye tha: ”Si është fëmija?” Ajo i tha: ”Ai e ka qetësuar nefsin e tij dhe shpresoj që të jetë rehatuar.” Ebu Talha mendoi se ajo i tha të vërtetën.

Tha: ”Flejti dhe kur u zgjua në mëngjes mori gusël dhe kur donte të dilte, ajo i tregoi se fëmija kishte vdekur. Ai u fal me Profetin salAllahu alejhi ue selem dhe më pas e lajmëroi Atë se çfarë kishte vepruar ajo. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha:

”Ndoshta Allahu i jep bereqet atyre në natën e tyre.”

Një burrë prej Ensarëve tha: ”Kam parë se ata të dy kishin nëntë fëmijë, secili prej tyre e kishin mësuar Kuranin përmendësh.”

Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet se ajo i tha familjes së saj kur i vdiq djali:
”Askush të mos i tregoi Ebu Talhës para meje. Kur ai hyri e pyeti për fëmijën dhe ajo i tha: ”Me të vërtetë që ai është qetësuar nga si ka qenë më parë. I thashë atij ushqim dhe hëngri, më pas iu zbukurova atij dhe kryem marrdhënie seksuale…”

Kjo grua duroi, ishte e kënaqur, qëndroi e pa lëkundur dhe shpresoi shpërblimin tek Allahu. Allahu i dha asaj diçka më të mirë se sa ajo që e kishte goditur.

Nëse dikush që është goditur me fatkeqësi, e shikon një grua e cila edhe ajo është goditur me fatkeqësi dhe vepron diçka e cila nuk veprohet vetëm në lumturi dhe në gëzime, ai duhet ta qortojë vetveten dhe t`i mësojë cilësitë e atyre që kanë jetuar para nesh. Gjithashtu, duhet të dijë se burrat janë më parësorë në këto vepra dhe durime se sa gratë.

Nuk është goditur (me fatkeqësi) asnjë grua me atë çfar u godit Fatima radijAllahu anha, e cila është zonja e grave të Xhenetit. Ajo u godit me vdekjen e babait të saj, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ajo në këtë gjendje të madhe, nuk tha vetëm se fjalë të vërteta, të cilat i kemi mësuar prej saj, duke thënë:

O Babai im! Afër Zotit tënd ti je.

Gjëja që na obligohet ne, është se duhet t`i marrim shembull njerëzit më të mirë të myslimanëve, qofshin këta burra apo gra.

Një burrit prej Selefëve i vdiq një fëmijë, e ngëshëlluan atë Sufjan Ibn Ujejne, Muslim Ibn Khalid dhe të tjerë. Ai (babai i fëmijës) ishte shumë i mërzitur derisa erdhi tek ai Fudajl Ibn Ijjad dhe i tha:
”O ti filan! Nëse ti dhe biri i ytë jeni në burg, dhe ai del para teje, a nuk do t`u gëzoje?”

Ai i tha: ”Sigurisht.”

Fudajli i tha: ”Biri i jot ka dalur nga burgu i dynjasë para teje.”

Tha: ”Burri i gëzua dhe tha: ”Jam ngushëlluar.” E transmeton Hafidh Ibn Asakir.

Maliku ka përcjellur se i ka arritur nga Seijd Ibn Jesar i cili ka transmetuar nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:


Vazhdon besimtari të vuajë në fëmijët dhe të afërmit e tij derisa ta takojë Allahun dhe mbi veten e tij nuk ka asnjë gjynah.

U përmend më herët çfarë ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu nga hadithi i Ebu Musa El-Esh`arij, dhe ajo që eshtë për qëllim është, se kushdo që e dëgjon atë hadith dhe është goditur me ndonjë fatkeqësi gjen ngushëllim në të.

Kur Ebu Hurejras radijAllahu anhu iu afrua vdekja filloi të qajë. I thanë: ”Çfarë të bëri të qash?” Ai tha: ”Më bën që të qaj sepse udhëtimi është i gjatë, furnizimi i pakët, bindja e dobët dhe para meje gjendet kufiri vendqëndrimi i të cilët është ose në Xhenet ose në Xhehenem.”

Kur Umer Ibn Abdul Azizit iu afrua vdekja, ai tha: ”Më ulni dhe ata e ulën.” Më pas tha: ”Zoti im! Unë jam ai të cilin e ke urdhëruar dhe unë si kam kryer urdhërat sikurse duhet. Më ke ndaluar (që të mos veproj disa gjëra) dhe unë të kam kundërshtuar. Nëse Ti më fal mua, me të vërtetë që më ke dhënë një dhuratë. Nëse Ti më dënon mua, Ti nuk ke qenë i padrejtë. Nuk ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton adhurimin përveç Teje.”

Sulejman Et-Tejmij ka thënë: ”Unë hyra në shtëpinë e njërit prej shokëve tanë i cili ishte i pikëlluar, gjendja e tij më bëri të ndjehem keq dhe i thashë atij: ”Pse i gjithë ky pikëllim, ti ke qenë në gjendje të mirë?”

Ai tha: ”E si mos të pikëllohem unë? Kush ka më të drejtë se unë që të pikëllohem? Pasha Allahun! Nëse më vjen mua falja nga Allahu i Lartësuar, do të më brengoste turpi prej Tij, për gjërat që nuk i kam bërë për Të.”

Kur Abdul Malik Ibn Mer`uanit iu afrua vdekja, filloi të thotë: ”Pasha Allahun! Do të dëshiroja që të isha robi i një burri nga Tihame. Betohem në Allahun se unë dëshiroj të isha një rob nga Tihamah dhe të kullosja delet në malet e saj dhe të mos isha Prijës.”

El-Muznij ka thënë: ”Hyra tek Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) kur ai ishte i sëmurë nga sëmundja e cila edhe vdiq, dhe i thashë: ”Si ke gdhirë?”

Ai tha: ”Kam gdhirë dhe po largohem nga kjo botë, nga vëllezërit e mi unë po ndahem, veprat e mia të këqia do t`i takoj, nga gota e vdekjes do të pij, tek Allahu jam duke shkuar dhe pasha Allahun unë nuk e dij, a do të hyj shpirti im në Xhenet dhe ta përgëzoj atë apo do të hyj në Zjarr dhe ta ngushëlloj atë?!” Pastaj filloi të qajë.”

Shpërndaje: