Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Lutja në përfundim të mexhliseve (ndejave)

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

177 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

من جلس في مجلس فكثر فيه لغطه ، فقال قبل أن يقوم من مجلسه ذلك : سُبْحاَنَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ ؛ إلا كفر الله له ما كان في مجلسه ذلك

“Ai i cili ulet në një mexhlis (ndejë) dhe flet shumë në të, pastaj thotë para se të largohet nga ai mexhlis: “I Lartësuar qofsh Ti, o Allahu im, Ty të takon falënderimi dhe lavdërimi. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush pos Teje. Kërkoj faljen tënde dhe tek Ti pendohem;” veçse Allahu i falë lëshimet e tij nga ai mexhlis.”

Tirmidhi tha hadithi është i mirë. Kjo është e saktë. Hadithin e transmeton Ibn-us-Sunni përmes Nesait në “Amal-ul-Jaum uel-Lejlah” dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik sipas kushteve të Bukharit dhe Dhehebiu u pajtua me të.

178 – Në një hadith tjetër thuhet:

أنه إذا كان في مجلس خير ، كان كالطابع له ، و إن كان مجلس تخليط ، كان كفارةً له

“Nëse është një mexhlis (ndejë) e mirë, atëherë ajo (lutja) është sikurse vulë e atij mexhlisi (përfundim i mirë). E në qoftë se është një mexhlis i përzier (ku ka edhe gjëra jo të mira), atëherë ajo është shpagim për të.”

Transmeton Nesai në “Amel-ul-Jaum uel-Lejleh”, Tabarani dhe Hakimi e vërtetuan hadithin dhe Dhehebi u pajtua me të, e cila është e saktë. 

179 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ka thënë:

ما من قوم يقومون من مجلس لا يذكرون الله تعالى فيه إلا قاموا عن مثل جيفة حمار ، و كان لهم حسرةً

“S’ka ndonjë grup njerëzish që ngrihen nga një mexhlis (ndejë) pa e përmendur Allahun te ala në të veçse i shëmbëllejnë atyre që ngrihen nga të ngrënit e një gomari të ngordhur. Kjo është humbje për ta.”

Transmeton Ebu Daudi dhe të tjerët. Mes tyre Hakimi i cili e vërtetoi dhe Dhehebi u pajtua me të, gjë e cila është e saktë.

180 – Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Rrallë është ngritur i dërguari i Allahut nga një seancë pa u lutur për sahabët e tij me këto lutje:

اَللَّهُمَّ اقْسِمْ لَنَا مِنْ خَشْيَتِكَ ماَ تَحُولُ بِهِ بَيْنَنَا وَ بَيْنَ مَعَاصِيكَ وَ مِنْ طَاعَتِكَ ماَ تُبَلِّغُنَا بِهِ جَنَّتَكَ وَمِنَ الْيَقِينِ ماَ تَهُوِّنُ بِهِ عَلَيْنَا مَصاَئِبَ الدُّنْياَ اَللَّهُمَّ مُتَّعْنَا بِأَسْمَاعِنَا وأَبْصَارِنَا وَقُوَّتِنَا مَا أَحْيَيْتَنَا وَ اجْعَلْهُ الْواَرِثَ مِنَّا وَ اجْعَلْ ثَأْرَنَا عَلَى مَنْ ظَلَمَنَا وَ انْصُرْنَا عَلَى مَنْ عَادَانَا وَلاَ تَجْعَلْ مُصِيبَتَنَا فِي دِينِنَا وَلاَ تَجْعَلِ الدُّنْيَا أَكْبَرَ هَمِّنَا وَ لاَ مَبْلَغَ عِلْمِنَا وَ لاَ تُسَلِّطْ عَلَيْنَا مَنْ لاَ يَرْحَمُنَا

“O Allah, na jep atë frikë ndaj Teje, e cila na bën ne që të mos bëjmë ty mëkat. Na jep atë nënshtrim ndaj Teje, e cila na bën neve ta arrijmë Xhenetin. Dhe na jep atë bindje e cila përmes saj na i lehtëson neve fatkeqësitë e kësaj jete. O Allah, bëhu i kënaqur me të dëgjuarit, të parit dhe fuqinë tonë derisa të na lësh në këtë jetë, dhe le të mbeten ato me ne përderisa ne jemi gjallë[1]. Hakmerru ndaj atyre që janë të padrejtë me ne. Na ndihmo ndaj atyre që na bëjnë armiqësi. Mos lejo që fatkeqësitë të na godasin në fenë tonë. Mos e bëj që dynjaja të jetë shqetësimi ynë kryesor dhe as kufiri i dijes sonë. Mos i jep pushtet mbi ne atyre të cilët nuk na mëshirojnë.”

Tirmidhi tha hadithi është i mirë. Kjo është e saktë. Hadithin e transmeton Ibn-us-Sunni përmes Nesait në “Amal-ul-Jaum uel-Lejlah” dhe Hakimi i cili tha se hadithi është autentik sipas kushteve të Bukharit dhe Dhehebiu u pajtua me të.


[1] Do të thotë të: “…le të mbetet dëgjimi, shikimi e fuqia me ne të shëndetshëm derisa të vdesim.”

Shpërndaje: