Autor: Imam Muhammed bin Abdil -Uehab
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse ai thotë: “Këto ajete janë shpallur për ata që adhurojnë idhutj! Si mund t’i konsideroni njerëzit e mirë sikurse idhujt? Si mund ti krahasoni profetët me idhujt?”, duhet t’i përgjigjesh me atë që është përmendur më parë.
Shpjegimi
Idhujtarët thonë se këto ajete janë shpallur për ata që adhurojnë idhujt e këta eulija (njerëz të mirë) nuk janë idhuj. Atëherë, përgjigju atij në mënyrën e mësipërme. Ai që adhuron dikë tjetër pos Allahut, e ka bërë atë idhull. Atëherë cili është dallimi në mes adhurimit të statujave dhe adhurimit të profetëve dhe eulijave? Pra asnjëri prej tyre nuk mund t’i sjell dobi adhuruesve të tij.