Jehudiu Ka’b bin El-Eshref ishte nga fisi Taji, ndërsa nëna e tij ishte nga Benu Nedhir. Ai kishte zakon ta shqetësluftohendërguarin e Allahut ﷺ dhe t’i provokonte gratë besimtare përmes poezive të tij. Pas betejës së Bedrit, ai udhëtoi drejt Mekës dhe filloi të nxisë njerëzit kundër të dërguarit të Allahut ﷺ dhe besimtarëve. Atëherë, i dërguari i Allahut ﷺ nxiti myslimanët që ta eliminonin dhe tha:
“Kush do të kujdeset për Ka’b bin El-Eshrefin? Ai e ka shqetësuar Allahun dhe të dërguarin e Tij.”
Disa burra nga Ensarët, nga fisi Eus, u ofruan vullnetarisht. Ata ishin: Muhamed bin Meslemeh, Abbad bin Bishr bin Ueksh, Ebu Na’ilah (emri i tij ishte Silkan bin Selemeh bin Uaksh dhe ishte vëllai i qumështit i Ka’b bin El-Eshrefit), El-Harith bin Aus bin Muadh dhe Ebu bin Xhabr. Profeti ﷺ u lejoi atyre ta mashtrojnë me çdo mjet dhe i liroi nga përgjegjësia për këtë veprim. Një natë, ata shkuan në shtëpinë e Ka’b bin El-Eshrefit dhe e ftuan të zbriste. Ata filluan të bisedonin me të në një mënyrë që i krijonte përshtypjen se kishin qëllime të mira dhe se ishin të pakënaqur me profetin ﷺ. Kur ai u ndje i sigurt në shoqërinë e tyre, ata e vranë.
Ata u kthyen vonë natën. Hëna atë natë ishte e plotë dhe ndriçonte qartë udhën e tyre. Kur arritën te i dërguari i Allahut ﷺ, e gjetën atë në namaz duke u lutur. Pasi përfundoi namazin, ai u lut për ta. Gjatë aksionit, El-Harith bin Eus ishte plagosur gabimisht nga shpatat e shokëve të tij. I dërguari i Allahut ﷺ i pështyu mbi plagë, dhe me lejen e Allahut, ai u shërua menjëherë. Në mëngjes, jehudët filluan të përhapnin lajme rreth vrasjes së Ka’bit. Atëherë, Profeti ﷺ dha leje që jehudët të luftohen.