Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 54
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
106 – Larja para hedhjes së gurëve.
107 – Larja e gurëve para se të hedhen.
108 – Haxhiu thotë:
سبحان الله
“SubhanAllah.”
ose diçka tjetër kur ai hedh gurët në vend se të thotë:
الله أكبر
“Allahu ekber”.
109 – Duaja pas tekbirit:
“Le të dështojë shejtani dhe grupi i tij! O Allah! Pranoje haxhin tim, shpërbleje mundim tim dhe fale mëkatin tim. O Allah! Unë e bëj këtë me besim në librin Tënd dhe duke pasuar Sunnetin e profetit Tënd.”
110 – Disa të më vonshëm e konsiderojnë Sunnet që të thuhet pas çdo hedhje të gurit:
“Në emër të Allahut. Allahu është më i madhi. Allahu e ka mbajtur premtimin e Tij … edhe nëse kufarët e urrejnë këtë.”
111 – Haxhiu hedh në një mënyrë të caktuar. Një mënyrë është që të vendosësh majën e gishtit të madh të djathtë në mes të gishtit tregues të djathtë dhe të hedhësh gurin. Një tjetër është që ai të hedh gurin duke formuar gishtin e tij tregues dhe gishtin e madh si forma e germës P.
112 – Kufizimi i të paktën pesë krahë distancë midis hedhësit dhe shtyllës.
113 – Hedhja e sandaleve dhe sendeve të tjera.