Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

44.Bindja ndaj pushtetarëve

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 414

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”Prijësin dhe prijësat e besimtarëve duhet dëgjuar dhe bindur pa marrë parasysh se a janë ata të devotshëm apo mëkatar. Kushdo që merr kalifatin dhe bashkohen njerëzit rreth tij dhe miratohet prej tyre, apo edhe atë që e merr pushtetin mbi ta me forcë, në mënyrë që ai të bëhet një kalif, ai quhet udhëheqës i besimtarëve.”

Shpjegimi

”Prijësin e muslimanëve duhet dëgjuar dhe bindur, pa marrë parasysh nëse ai është i devotshëm ose mëkatar. Kjo vlen edhe për personin rreth të cilit umeti kanë rënë dakord në mënyrë që ai të bëhet kalif, apo edhe personi që merrëpushtetin me forcë, rebelohet ndaj ish udhëheqësit, e rrëzon atë dhe pastaj e themelon pushtetin. Nuk lejohet rebelimi ndaj tyre. Nëse do të rebelohesh ndaj tij një herë, pastaj kjo do ndodhë edhe herë të tjera të vazhdueshme. Në parim, rebelimi nuk lejohet. Nëse Allahu lejon një person që të rebelohet ndaj liderit dhe e rrëzon atë nga pushteti dhe themelon një pushtet të ri, muslimanët janë të detyruar që të ndalen tek ky kufi dhe që t’i nënshtrohen këtij liderit të ri i cili e mori pushtetin me grusht shtet. Pa marrë parasysh nëse lideri i ri e ka marrë postin e tij nëpërmjet zgjedhjeve, konsultimeve apo grusht shtetit, dhe posedon fuqinë dhe pushtetin, kështu që është e detyrueshme për ti’u bindur atij dhe të kursehen jetët e muslimanëve. Pa marrë parasysh nëse ai është i devotshëm apo mëkatar, duhet t’i bindemi atij.

Shikoni se si imam Ahmedi, Bukhariu dhe të gjithë imamët e tjerë të Islamit, e konsideronin bindjen ndaj pushtetarit të jetë një nga parimet e Islamit, pa marrë parasysh nëse ai është i devotshëm apo mëkatar.

Khauarixhët, Rafidat dhe të tjerët mund të bien dakord për pushtetin e tij nëse ai është i devotshëm, dhe ndoshta edhe jo. Sipas Rafidave nuk ishte as Ebu Bekri e as Umeri i devotshëm. Sipas Khauarixhëve Aliu nuk ishte i devotshëm. Në përgjithësi, ata përputhen nëse ai është i devotshëm. Megjithatë, ata mendojnë ndryshe në qoftë se ai është mëkatar. Nuk lejohet rebelimi kundër një kalifi të padrejtë dhe mëkatar nën asnjë rrethanë, përderisa ai është musliman. Ka shumë hadithe lidhur me këtë duke përfshirë:

”Ne i premtuam të dërguarit të Allahut ﷺ besatimin për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur atij në atë që është e lehtë për ne dhe në atë që është e vështirë për ne, në atë që e pëlqejmë dhe atë që e urrejmë, edhe nëse shohim se si të tjerëve iu jepet përparësi ndaj nesh, dhe të mos e kontestojmë pushtetarin derisa të shohim mosbesim të qartë.” 1


1 Muslimi (1709).

Shpërndaje: