Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kështu është puna e burrit të mirë, ndërsa burri i keq kërkon të drejtat e tij duke mos e njohur asnjë të drejtë të gruas. Ai është i keq në lidhje bashkëshortën dhe ndien neveri shpejt. Kur gruaja e tij kërkon diçka prej tij, ai menjëherë bëhet kryelartë dhe ndien neveri. Kur ajo e përsërit kërkesën e saj ai e rrudh ballin e tij dhe kërveshet. Kur ajo këmbëngulë, ai rrah dhe thyen. Kur ai është në shtëpi, vishet me rroba jo të bukura. Kur ai del jashtë, ai vesh rrobat e tij të bukura, parfumoset, krehë flokët e tij dhe e rregullon mjekrën e tij. Në shtëpi është sikurse të ishte në vendin e punës. Nuk ka asnjë dyshim që gjëra të tilla shpien në mosmarrëveshje, divorc dhe grindje.