Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 111
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ
“Nëse shejtani fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” Fussilet, 41:36
181 – Sulejman bin Surad (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Isha duke ndenjur me të dërguarin e Allahut ﷺ, ndërsa dy burra grindeshin mes vete. Njërit prej tyre i ishte skuqur fytyra dhe i ishin endur damarët (nga zemërimi). I dërguari i Allahut ﷺ tha:
إني لأعلم كلمة لو قالها لذهب عنه ما يجد ، لو قال : أَعُوذُ بِاللهِ مِنَ الشَّيْطاَنِ الرَّجِيمِ ، ذهب عنه ما يجد
“Unë e di një fjalë, të cilën nëse e thotë ai (që është i zemëruar) do t’i kaloj (zemërimi). Sikur të thotë: “Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar,”do t’i kalojë atij zemërimi.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.