Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 56-58
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
Allahu u dërgoi të dërguar të gjithë popujve, nga Nuhi ﷺ deri tek Muhammedi ﷺ. Ata i urdhëruan njerëzit që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe i ndaluan ata që ta adhurojnë tagutin. Argument për këtë janë fjalët e Allahut -te ala-:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
”Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
Ibnul Kajimi ka thënë: “Tagut quhet çdo gjë përkundrejt së cilës tejkalohet kufiri duke e pasuar, adhuruar ose duke ju bindur.”
Do të thotë ai që pasohet në të kotën dhe të bindurit në diçka tjetër përveç ligjit të Allahut. Tagutët janë shumë por kryesorët e tyre janë pesë:
1 – Iblisi.
2 – Ai i cili i thërret të tjerët që ta adhurojnë ashtu siç veproi Faraoni.
3 – Ai që adhurohet nga të tjerët dhe kënaqet me këtë.
4 – Ai që pohon se e di gajbin (të fshehurën).
5 – Çdokush që adhurohet përveç Allahut dhe kënaqet me këtë.
6 – Ai që me qëllim gjykon me diçka tjetër përveç ligjit të Allahut.
Argument për këtë janë fjalët e Tij -te ala-:
لاَ إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىَ لاَ انفِصَامَ لَهَا وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“S’ka detyrim në fe sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai që mohon adhurimin e tagutit dhe beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” El-Bekare, 2:256
Shpjegimi
Tagut është gjithçka që adhurohet në vend të Allahut dhe i adhuruari kënaqet me atë. E njëjta gjë vlen me atë që gjykon me ndonjë gjë tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur ose thërret në të. Fjala tagut i ka rrënjët në fjalën الطغيان që do të thotë tejkalim i kufijve – të sheriatit -.
Tagut është pra dikush që e tejkalon kufirin ose me shirkun dhe kufrin e tij, ose me thirrjen e tij për tek kjo. Lloji më i keq i tyre është Iblisi, Allahu e mallkoftë. Ai është edhe lideri i tyre. E njëjta gjë vlen edhe për secilin i cili thërret të tjerët që ta adhurojnë atë, apo pëlqen (është i kënaqur) që të adhurohet përveç Allahut sikurse veproi Faraoni dhe Nemrudi. Në të njëjtin grup hyn ai që pohon se ai ka dije rreth gajbit. Shembuj të këtyre njerëzve janë fallxhorët, shortarët dhe magjistarët si në periudhën e injorancës ashtu edhe pas ardhjes së Islamit. Gjithashtu ai që qëllimisht gjykon me ndonjë gjë tjetër përveç asaj që ka shpallur Allahu. Këta janë tagutët më të mëdhenj. Secili që e kalon kufirin dhe e kundërshton Allahun është tagut.
Allahu -te ala- ka thënë:
لاَ إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ
“S’ka detyrim në fe sepse tashmë është dalluar e drejta nga e shtrembra.”
E drejta është Islami dhe gjithçka që profeti ﷺ kumtoi. E shtrembra është mosbesimi dhe devijimi.
Ai -te ala- ka thënë:
فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللّهِ
”Ai që mohon adhurimin e tagutit dhe beson në Allahun…”
Mohim i tagutit do të thotë ta refuzosh atë dhe ta konsiderosh atë të kotë. Prandaj duhet refuzuar idhujtarinë. Të besosh në Allahun do të thotë të pranosh se Allahu është i Adhuruari yt i vetëm dhe Zoti i Vërtetë, dhe të besosh në librin e Tij dhe në Muhammedin ﷺ dhe t’i nënshtrohesh kësaj. Ata që e bëjnë këtë janë besimtarë. Pastaj Allahu -te ala-:
فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىَ لاَ انفِصَامَ لَهَا وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“…ka siguruar lidhjen më të fortë e cila nuk këputet kurrë. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.”
Do të thotë kanë zgjedhur një strehë të sigurt, pra dëshminë se nuk meriton të adhurohet askush përveç Allahut. Kushdo që e bën këtë është kapur për një nyjë të shtrënguar që nuk zgjidhet. Ai që kapet pas dëshmisë me sinqeritet dhe i përmbahet asaj do të fitojë xhenetin dhe lumturinë. Dëshmia ka shtatë kushte; vetëm Allahu duhet të adhurohet, duhet t’i bindemi Atij dhe libri i tij duhet të pasohet.
Muhammedi ﷺ është profeti i fundit dhe i dërguari i fundit. Ai është i dërguari i Allahut që i është dërguar tërë botës; të gjithë xhinëve dhe njerëzve. Të gjithë ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre janë të detyruar t’i binden atij ﷺ dhe të pasojnë sheriatin e tij. Askujt nuk i lejohet që të mos e pasojë atë. Sheriati i tij ﷺ ka anuluar të gjitha sheriatet e mëparshme.
Ai -te ala- ka thënë:
قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا
“Thuaj (O Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju.” El-A’raf 7:158
Para kësaj Ai -subhaneh- tha:
فَالَّذِينَ آمَنُواْ بِهِ وَعَزَّرُوهُ وَنَصَرُوهُ وَاتَّبَعُواْ النُّورَ الَّذِيَ أُنزِلَ مَعَهُ أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
“Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.” El-A’raf, 7:157
وَمَن يَكْفُرْ بِهِ مِنَ الأَحْزَابِ فَالنَّارُ مَوْعِدُهُ
“Dhe për cilindo nga grupet (sektet) që e mohojnë atë, zjarri do të jetë vend i premtuar.” Hud, 11:17
Ai ﷺ ka thënë në hadithin autentik:
“Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se nuk ka jehudi apo nasrani (të krishterë) nga ky umet që dëgjon për mua dhe pastaj vdes pa besuar në atë me të cilën jam dërguar, vetëm se do të hyjë në zjarr.”
Transmeton Muslimi (153).
Ka shumë ajete dhe hadithe të ngjashme në lidhje me këtë. Dijetarët janë të bashkuar se askujt nga ky umet nuk i lejohet që të braktis sheriatin e Muhammedit ﷺ dhe se kushdo që mendon ndryshe është kafir.