Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

44.Faqet e vajzës së Ebu Dherrit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.97
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

2 – Ebus-Sulejl ka thënë:

Erdhi vajza e Ebu Dherrit e cila kishte veshur dy rroba leshi dhe dhe faqet i kishte të nxira për shkak të diellit. Në dorë ajo mbante një shportë dhe e vendosi para tij ndërsa ai ishte ulur me shokët e tij dhe ajo i tha: “I dashur baba! Bujqit dhe kultivuesit po thonë se kjo shportë po të bën trokë.” Ai i tha: “E dashur bijë! Vendose shportën poshtë. Falënderimi i takon Allahut që babai yt nuk zotëron as ar, as argjend sepse nëse i posedon ato, vetëm se do të bëjnë trokë.” 1


1.Ibn Sa’d dhe Ebu Nu’ajm në “el-Hiljeh”. Zinxhiri i tij i transmetimit është i mirë për shkak të rrugëve të tjera të transmetimit.

Shpërndaje: