Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Gjykimi rreth vizitës së varrezave

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Të vizitosh varrezat është e pëlqyer sepse ajo të kujton botën tjetër. Në vizitën e varrezave ka dobi si për të gjallin ashtu edhe për të vdekurin. I gjalli kujton botën tjetër dhe vdekjen. Lexon për nefsin e tij ajetet e sabrit (durimit) dhe të paksimit të shpresës, sikurse fjala e Allahut të Lartësuar:

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ

”A nuk ka ardhur koha për ata të cilët besuan, që zemrat e tyre të frikësohen kur kujtohet Allahu dhe para të vërtetës që Ai ka shpallur.”

Gjithashtu edhe fjala e Allahut të Lartësuar:

أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ

”Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot dhe që nuk do të ktheheni tek Ne (për t`ju gjykuar)?!

Në Sahihun e Bukhariut transmetohet ngai Ibn Umerit se ka thënë: ”Më kapi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem për krahu dhe më tha: ”Ji në dynja si një i huaj apo si një udhëtar.”

Ibn Umeri thonte: ”Nëse e arrin natën mos e prit mëngjesin e nëse e arrin mëngjesin mos e prit natën. Merr nga shëndeti ytë për sëmundjen tënde dhe nga jeta jote për vdekjen tënde.”

Nëse ai (njeriu) e mendon këtë, ai do të jetë i përulur (ndaj Allahut) dhe do të largohet nga mëkatet. Do të kujtoi ata të cilët kanë vdekur nga familja dhe të afërmit e tij. Kjo është ajo vizita e cila sjell dobi, dhe jo ashtu sikurse veprojnë disa në këtë kohën tonë duke vepruar bidate, sikurse vizita e varreve ditën e enjte dhe të shtunë apo edhe zbukurimi i grave vetet e tyre dhe më pas shkojnë tek varret dhe ulen në to.

Ebu Daudi transmeton nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu i cili ka treguar se Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë: ”Ulja e dikujt prej jush mbi gacën e zjarrit dhe ajo t`i djegi rroben dhe të arrij në lëkurën e tij, është më e mirë për të se sa të ulet mbi varr.”

Gjithashtu, Ai salAllahu alejhi ue selem ka thënë: ”Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni drejt tyre.”

Dijetarët kanë rënë në kundërshtim në lidhje se çfarë do të thotë ”Mos u ulni mbi varre.” Shumica e dijetarëve thonë se kihet për qëllim ulja e zakonshme. Maliku ka thënë: ”Se kjo do të thotë që të mos kryesh nevojat personale mbi to.”

Është transmetuar në ”l-Muuatta” se Aliu mbështetej mbi varre dhe shtrihej mbi to. Ndërsa Ibn Umeri ulej mbi varre dhe se Uthman Ibn Hakijm ka thënë: ”Kharixheh Ibn Zejd më kapi mua për dore dhe më uli mbi një varr, dhe më lajmëroi nua se xhaxhai i tij Zejd Ibn Thabit ka thënë: ”Është e urryer kjo gjë (ulja mbi varre) për atë i cili kryen nevojat e tij mbi to.”

Shpërndaje: