“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

44.Fraza: “Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti”

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 138-139
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Kutejleh ka thënë:

”Një jehudi i tha profetit ﷺ: ”Ju bëni shirk, thoni: ”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”

Dhe thoni:

“Pasha qaben.”

Profeti ﷺ i urdhëroi sahabët të thonë:

“Pasha Zotin e qabes.”

Dhe:

“Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj ti.”

Transmeton Nesai (3773) i cili e vërtetoi hadithin dhe Tabarani (7). Autentik sipas Albanit në ”Silsilat-ul-Ahadadith es-Sahihah (136)”.

2 – Ai gjithashtu transmetoi nga Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- i cili tha:

”Një burrë i tha profetit ﷺ:

”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”

Profeti ﷺ i tha: ”A më bëre të barabartë me Allahun? Thuaj: ”Ashtu siç dëshiron Allahu, i Vetmi.”

Transmeton Bukhari në ”el-Adeb el-Mufred (783)” dhe Tabarani (13005).

3 – Ibn Maxheh transmeton nga Tufejli, vëllai i Aishes nga ana e nënës, i cili tha:

“Ëndërrova se shkova tek një grup jehudësh dhe u thashë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni se Uzejri është bir i Allahut.”

Ata thanë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni: “Ashtu siç dëshiron Allahu dhe Muhammedi.”

Pastaj shkova tek një grup nasara dhe u thashë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni se Mesiu është bir i Allahut.”

Ata thanë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni: “Ashtu siç dëshiron Allahu dhe Muhammedi.”

Pasi zbardhi dita dhe ia tregova ëndrrën disave. Pastaj shkova tek profeti ﷺ dhe i tregova atij.

Ai ﷺ tha: ”A ia ke treguar ëndrrën dikujt?”
I thashë: ”Po.”

Ai ﷺ tha: “Tufejli vërtetë ka parë një ëndërr dhe ua ka treguar disave prej jush. Ju keni një frazë, të cilën më kanë penguar disa arsye që t’ua ndaloja. Mos thoni: ”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe Muhammedi”, por thoni: ”Ashtu siç dëshiron Allahu, i Vetmi.”

Ibn Maxheh (2118), Ahmedi (20713), Ibn Hibani (5725), Hakimi (5945) dhe Tabarani (8214). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Ibn Maxheh (1721)”.

Shpjegimi

Autori dëshiron të qartësojë gjykimin e frazës: ”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe filani”, dhe fraza të ngjashme, dhe se është e detyrueshme të thuhet:

”Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani dhe filani.”

Kjo është ajo që teuhidi dhe sinqeriteti kërkojnë. Shprehjet e tilla përbëhen nga teuhidi i përsosur dhe janë refuzim i të gjitha llojeve të idhujtarisë. Pra nuk lejohet të flasësh në mënyrën e përmendur. Qëllimi i kapitullit është me fjalë të tjera gjykimi i shprehjes së përmendur.

Fraza më e qëlluar dhe e plotë është që të thuhet:

”Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj ti.”

Megjithatë, është e lejueshme të thuhet:

”Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj siç dëshiron filani dhe filani.”

Fraza:

”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”

Nuk është e lejuar. Kjo është shirk i vogël dhe e zvogëlon teuhidin. E njëjta gjë vlen edhe për frazat e ngjashme.

1 – Kutejleh ka thënë:

”Një jehudi i tha profetit ﷺ: ”Ju bëni shirk, thoni: ”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”

Dhe thoni:

“Pasha qaben.”

Profeti ﷺ i urdhëroi sahabët të thonë:

“Pasha Zotin e qabes.”

Dhe:

“Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj ti.”

Transmeton Nesai (3773) i cili e vërtetoi hadithin dhe Tabarani (7). Autentik sipas Albanit në ”Silsilat-ul-Ahadadith es-Sahihah (136)”.

Këtu ka prova se njerëzit e devijuar mund të kuptojnë disa gjëra, edhe pse ata vetë bien në mëkate më të rënda dhe mosbesime. Prandaj jehudët kritikuan muslimanët për thënien e tyre për shkak të urrejtjes dhe neveritjes që ata kishin ndaj të dërguarit ﷺ. Megjithatë, ata kishin të drejtë. Si rezultat i kësaj profeti ﷺ i urdhëroi sahabët të thonë:

”Ashtu siç dëshiron Allahu, pastaj ti.”

Dhe:

“Pasha Zotin e qabes.” 

2 – Ai gjithashtu transmetoi nga Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- i cili tha:

”Një burrë i tha profetit ﷺ: ”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”

Profeti ﷺ i tha: ”A më bëre të barabartë me Allahun? Thuaj: ”Ashtu siç dëshiron Allahu, i Vetmi.”

Transmeton Bukhari në ”el-Adeb el-Mufred (783)” dhe Tabarani (13005).

Në një formulim tjetër thuhet:

”A më bëre të barabartë me Allahun?”

3 – Ibn Maxheh transmeton nga Tufejli, vëllai i Aishes nga ana e nënës, i cili tha:

“Ëndërrova se shkova tek një grup jehudësh dhe u thashë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni se Uzejri është bir i Allahut.”

Ata thanë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni: “Ashtu siç dëshiron Allahu dhe Muhammedi.”

Pastaj shkova tek një grup nasara dhe u thashë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni se Mesiu është bir i Allahut.”

Ata thanë: ”Sa popull i mirë jeni po të mos thoni: “Ashtu siç dëshiron Allahu dhe Muhammedi.”

Pasi zbardhi dita dhe ia tregova ëndrrën disave. Pastaj shkova tek profeti ﷺ dhe i tregova atij.

Ai ﷺ tha: ”A ia ke treguar ëndrrën dikujt?”
I thashë: ”Po.”

Ai ﷺ tha: “Tufejli vërtetë ka parë një ëndërr dhe ua ka treguar disave prej jush. Ju keni një frazë, të cilën më kanë penguar disa arsye që t’ua ndaloja. Mos thoni: ”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe Muhammedi”, por thoni: ”Ashtu siç dëshiron Allahu, i Vetmi.”

Ibn Maxheh (2118), Ahmedi (20713), Ibn Hibani (5725), Hakimi (5945) dhe Tabarani (8214). Autentik sipas Albanit në ”Sahih Ibn Maxheh (1721)”.

Kjo do të thotë se ata e meritonin të lavdëroheshin po të mos thoshin kështu.
Profeti ﷺ tha:

“Ju keni një frazë, të cilën më kanë penguar disa arsye që t’ua ndaloja.”

Kjo do të thotë se ata e meritonin të lavdëroheshin po të mos thoshin kështu.

”Ashtu siç dëshiron Allahu, i Vetmi.”

Në hadithin të cilin e transmeton Bukhari dhe Muslimi, lidhur me burrin e verbër, atë me lebër lebërozin dhe tullacin, thuhet:

”Nuk ka kush të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti.”

Transmeton Bukhari (3464) dhe Muslimi (2964).

Kjo është përgjigje.

Pra sikurse u tha është shirk i vogël që thuhet:

”Ashtu siç dëshiron Allahu dhe ti.”

Mund të jetë shirk i madh gjithashtu nëse beson se personi ka në dorë çështjet.

Shpërndaje: