Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

44.I Përjetshmi, i Përsosuri

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 68

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejh-ul-Islam Ibnu Tejmije (rahimehull) ka thënë:

Profeti ﷺ ka thënë:

”O Allah, Zot i qiejve dhe i tokës, Zot i arshit madhështor, Zot i ynë dhe i çdo gjëje, i Cili e çanë bërthamën dhe kokrrën, i Cili ka zbritur Teuratin dhe Ingjilin dhe Furkanin (Kuranin), kërkojmë mbrojtje të na ruash nga sherri i vetes sonë dhe nga sherri i çdo krijese sepse Ti mbanë çështje e tyre. Ti je i Pari; nuk është askush para Teje. Ti je i Fundit; nuk është askush pas Teje. Ti je i Larti; askush nuk është mbi Ty. Ti je i Gjithdituri; nuk ka asgjë që është e fshehur për Ty.” 1

Profeti ﷺ i tha sahabëve që mos ti ngrenë shumë lart zërat kur t’i luteshin Allahut:

”O njerëz! Qetësohuni! Ju nuk po i luteni dikujt që është i shurdhër ose që mungon. Ju po i luteni Atij që dëgjon, sheh dhe i përgjigjet lutjes. ” 2

Profeti ﷺ ka thënë:

”Ju me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj sikurse e shihni hënën e plotë – nuk do të keni vështirësi ta shihni Atë. Nëse keni mundësi të faleni para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit, duhet ta bëni këtë.” 3 

E njëjta gjë vlenë edhe për hadithet e tjera, ku i dërguari i Allahut ﷺ tregon për Zotin e tij.

Shpjegimi

Pasi që autori (rahimehullah) tregoi hadithe që flasin për cilësitë e tjera të Allahut, ai gjithashtu përmendi:

”adhështor, Zot i ynë dhe i çdo gjëje, i Cili e çanë bërthamën dhe kokrrën, i Cili ka zbritur Teuratin dhe Ingjilin dhe Furkanin (Kuranin), kërkojmë mbrojtje të na ruash nga sherri i vetes sonë dhe nga sherri i çdo krijese sepse Ti mbanë çështje e tyre. Ti je i Pari; nuk është askush para Teje. Ti je i Fundit; nuk është askush pas Teje. Ti je i Larti; askush nuk është mbi Ty. Ti je i Gjithdituri; nuk ka asgjë që është e fshehur për Ty.” 

Ky hadith madhështorë që transmetohet nga Muslimi, përmend disa cilësi:

1 – Allahu është mbi arsh.

2 – Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës.

3 – Ai e ka zbritur Teuratin, Inxhilin dhe Kuranin.

E gjithë kjo dëshmon lartësimin e Alahut (subhanehu ue te ala) dhe se gjithçka zbret prej Tij; Urdhëri dhe shpallja e Tij zbresin prej Tij. Allahu (xhele ue ala) është mbi arsh dhe mbi të gjitha krijesat e tjera.

Që të gjitha çështjet janë në kontrollin e Tij dëshmon se Allahu bën atë që Ai dëshiron me ta.

“Ti je i Pari; nuk është askush para Teje. Ti je i Fundit; nuk është askush pas Teje. Ti je i Larti; askush nuk është mbi Ty. Ti je i Gjithdituri; nuk ka asgjë që është e fshehur për Ty.”

Kështu thuhet në Kuran:

هُوَ الْأَوَّلُ وَالْآخِرُ وَالظَّاهِرُ وَالْبَاطِنُ وَهُوَ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

“Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit (s’ka asgjë pas Tij), i Dukshmi dhe i Fshehuri, dhe dhe Ai është i Gjithëditur për çdo gjë.”4

Ai është i Pari; nuk është askush para Tij. Ai është i Fundit; s’ka asgjë pas Tij. Ai është i Përjetshëm dhe i Përsosuri. Ai (subhanehu ue te ala) ka ekzistuar gjithmonë. Askush nuk ka ekzistuar para Tij. Ai nuk pasohet nga mosekzistimi. Ai është përgjithmonë.

Ai është i Dukshmi që është mbi të gjitha krijesat. Asgjë nuk është mbi Të (xhela ue ala). Ai është mbi arsh që është çatia e krijesave.

Ai është i Fshehuri; nuk ka asgjë që është e fshehur për Të. Ai e njeh gjendjen e robërve të Tij. Ai e di se çfarë duan në brendësinë e tyre.

Për ndryshe kjo lutje bëhet kur kërkohet ndihmë për dalje nga borxhi dhe varfëria.


1 Muslimi (2713).

2 Bukhari (2992) dhe Muslimi (2704).

3 Bukhari (554) dhe Muslimi (633).

4 El-Hadid 57:3

Shpërndaje: