Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

44.Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Gruaja e keqe është sëmundje e pashërueshme. Martesa me një grua të moshuar e largon drojën. Bindja ndaj grave i poshtëron të mençurit.

2 – Imitojë të mençurit dhe do të bëhesh një prej tyre. Përpiqu ta fitosh nderin dhe do ta arrish atë.

3 – Personi njihet përmes shokut të tij. Qëndro larg nga vëllezërit e këqij sepse ata i mashtrojnë dhe i shqetësojnë shokët e tyre. Afrimi i tyre është më i dëmshëm se sa zgjebja. Të qëndruarit larg prej tyre është prej tipareve të larta.

4 – Ekzistojnë dy lloje të shokëve. Njëri që kujdeset për ty në vështirësi dhe tjetri që ta ka shok vetëm atëherë kur je në rehati. Qëndro me atë që të ka shok në vështirësi dhe shmangu nga shoku i rehatllëkut sepse ata janë armiqtë më të këqij.

5 – Qëndro larg nga korrupsioni edhe në qoftë se gjendesh në vendin e armikut. Mos e poshtëro veten tënde për dikë që ka vlerë më pak se ti.

6 – Sigurohu që të mos shkëlqesh shumë dhe të jesh shumë i butë. Personi i tillë konsiderohet të ketë tipare të femrave.

7 – Që injoranti të të kritikojë është më mirë sesa të të lavdëroi. Njohja e së vërtetës i takon tipareve të besimit.

8 – Ai i cili është në nevojë është i poshtëruar, fjala e tij nuk peshon dhe ekziston frika që ai të mohohet.

9 – Misuaku le të jetë nga natyrshmëria jote dhe kur ta përdorësh, pastro anash.

10 – Ai i cili e nderon veten e tij, nderohet nga njerëzit.

Shpërndaje: