Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

44. Vizita e varrezave duhet t’u sjell dobi të gjallëve dhe të vdekurve

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Është e rekomanduar për të vizituar varret. Ato ia kujtojnë të gjallëve ahiretin dhe i gëzojnë të vdekurit, kur të gjallët u lexojnë, kërkojnë falje për ta, luten për ta, japin lëmoshë për ta dhe kështu me radhë. Vizita e varreve u sjell dobi si të gjallëve ashtu edhe të vdekurve. Sikurse u tha të gjallit i kujtohet ahireti dhe vdekja. Kur vdekja përkujtohet me pak nga ajo që është në jetën tjetër, ai e konsideron këtë të madhe. Kur atij i përkujtohen shumë gjëra nga ajo që është në këtë jetë, ai e nënvlerëson këtë. Ai lexon ajete që flasin për durimin dhe se kësaj jete gati po i vjen fundi:

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَن تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنَ الْحَقِّ وَلَا يَكُونُوا كَالَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِن قَبْلُ فَطَالَ عَلَيْهِمُ الْأَمَدُ فَقَسَتْ قُلُوبُهُمْ وَكَثِيرٌ مِّنْهُمْ فَاسِقُونَ

 “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kuran), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.” 1

أَفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثًا وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لَا تُرْجَعُونَ

 “A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?” 2

Bukhari transmetoi në Sahihun e tij nëpërmjet Ibn Umerit (radijAllahu anhu) i cili tha:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) më kapi për krahu dhe i tha: “Ji në këtë jetë si një i huaj, apo një udhëtarë “

Ibn Umeri thoshte:

“Nëse e arrin mbrëmjen mos e prit mëngjesin. Nëse e arrinë mëngjesin mos e prit mbrëmjen. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe merr nga jeta jote për vdekjen tënde.”

Nëse ai përkujton këtë, do të përulet dhe do të braktisë mëkatet. Ai do të kujtoj të dashurit që i kanë vdekur. Kjo është vizita e dobishme dhe jo atë që njerëzit injorantë të sotëm bëjë me vizitën e tyre të shpikur, që e bëjnë të enjteve dhe të shtunave, si dhe gratë e zbukuruara që shkojnë dhe ulen mbi varre. Ebu Davudi transmetoi nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Që ndonjë prej jush të ulet mbi gacë në mënyrë që ajo djeg rrobat dhe arrin lëkurën, është më mirë se sa të uleni mbi varre.”

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Mos u uluni mbi varre dhe mos u falni drejt tyre.”

Dijetarët, megjithatë, kanë mendime të ndryshme për atë se çfarë do të thotë mos ulja në varre. Shumica besojnë se kjo do të thotë ulja e zakonshme dhe e njohur. Maliku ka thënë se kjo do të thotë se nuk lejohet të kryhen nevojat fiziologjike mbi to. Ai transmetoi në el-Muata të tij se Aliu e kishte zakon të shtrihet i mbështetur mbi varre, dhe se Ibn Umeri e kishte zakon të ulej mbi varre, dhe Uthman bin Hukejm tha:

“Kharixhah bin Zejd më mori për dore dhe më uli mbi një varr dhe tha se xhaxhai i tij Zejd bin Thabiti ka thënë: “Kjo është e urryer (e ndaluar) vetëm për personin që kryen nevojat fiziologjike mbi to.”


1 57:16

2 23:115

Shpërndaje: