“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

45.Duaja kur e sheh dikë të goditur nga ndonjë fatkeqësi

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 112
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

182 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se profeti ka thënë:

من رأى مبتلًى فقال : اَلْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي عَافَانِي مِمَّا ابْتَلاَكَ بِهِ وَ فَضَّلنِي عَلَى كَثِيرٍ مِمَّنْ خَلَقَ تَفْضِيلاً ، لم يصبه ذلك البلاء

“Ai që e sheh dikë që është goditur nga ndonjë fatkeqësi dhe thotë:

“Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut i Cili më ka mbrojtur nga kjo me të cilën të ka sprovuar ty dhe më ka veçuar me begatitë e Tij prej krijesave të Tij,” – nuk do të goditet nga kjo sprovë.”

Transmeton Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë. Kjo është e saktë.

Shpërndaje: