Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Unë do të përfundojë fjalimin me një parim të përgjithshëm të të drejtave të bashkëshortëve. Bashkëjetesa e tyre duhet të jetë sipas zakonit të popullit dhe traditës. Allahu (Te ala) ka thënë:
وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ
”Çoni jetë të mirë me to.” 4:19
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ
”Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrat kanë një gradë mbi to.” 2:228
Dijetarët thonë se ajetet do të thonë se ata duhet të jetojnë së bashku sipas zakonit dhe traditës. Kështu bashkëshortët duhet të jetojnë së bashku. Kjo përfshinë që të këshillohen me njëri-tjetrin, të respektojnë mendimet e njëri-tjetrit dhe të bashkëpunojnë në çdo gjë që sjell lumturi dhe gëzim. Gruja duhet të konsultohet me burrin e saj lidhur me çështjet që kanë të bëjne me të, të merrë mendimin e tij dhe ta respektojë atë dhe familjen e tij. Burri duhet të konsultohet me gruan, të merrë mendimin e saj nëse ai është i saktë dhe ta trajtojë familjen e saj mirë. Në të ajo duhet të sheh mirësi që është në përputhje me zakonin.