Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.Porositë e Khattab El-Makhzumij drejtuar birit të tij

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Biri im i dashur! Gruaja është qetësia e burrit. Ai nuk mund të jetojë bashkë me të nëse ata nuk bien dakord. Nëse dëshiron të martohesh me një grua, duhet të pyesësh në lidhje me familjen e saj sepse rrënjët e mira japin fryte të mira.

2 – Duhet ta dish se gratë janë të ndryshme. Largoju grave të bezdisshme. Ka gra që vetja ju duket dikushi dhe nënvlerësojnë burrat e tyre. Nëse ajo i jep atij diçka, ajo e sheh veten sipër tij. Ajo nuk falënderon për trajtimin e mirë. Ajo nuk kënaqet nëse ai i jep pak. Gjuha e saj ndaj tij është si një shpatë e mprehtë.

3 – Ajo nuk kujdeset për fenë e tij apo për jetën e tij në këtë botë. Ajo nuk kujdeset për të për hir të shoqërisë që kanë apo për hir të fëmijëve të shumtë. Petku i tij është grisur dhe është shpërndarë. Ai zgjohet i mërzitur dhe është i dështuar në mbrëmje. Pija e tij është hidhërimi dhe ushqimi i tij është urrejtja. Fëmijët e tij janë të devijuar. Shtëpia e tij është e konsumuar. Rrobat e tij janë të pista. Flokët e tij janë të pakrehura. Nëse qesh, ai është i poshtëruar. Nëse flet, ai është i detyruar. Dita e tij është natë dhe nata e tij është dhimbje. Ajo e kafshon atë si gjarpëri dhe e shpon si akrepi.

4 – Ka gra helmuese. Ato kthejnë shaminë andej nga frynë era. Nëse ai thotë: ”Po”, ajo thotë: ”jo”. Nëse ai thotë: ”Jo”, ajo thotë: ”po”. Ajo e poshtëron atë.

5 – Ka gra budallaqe. Ato flirtojnë në kohët e gabuara dhe merren me gjëra që nuk u përkasin atyre. Ajo është e kënaqur me dashurinë dhe të hollat e tij. Ajo ha sikurse gomari kur kullot. Dielli ngrihet pa thënë ajo asnjë fjalë. Shtëpia e tij është e parregulluar. Ushqimi i tij është i ngelur. Pjatat e saj janë me yndyrë. Brumi i saj është i tharë.

6 – Ka gra që janë të dashura dhe tërheqëse. Ato janë të bekuara dhe pjellore. Ato janë të besueshme kur burrat mungojnë. Komshinjtë e duan atë. Ajo është e lavdëruar në vetminë e saj dhe kur është me të tjerët. Ajo është grua fisnike. Ajo është shumë bujare. Ajo flet me zë të ulët. Shtëpia e saj është e pastër. Shërbëtori i saj është i trashë. Djali i saj është i pastër dhe i bukur. Mirësia e saj është e qëndrueshme. Burri i saj kënaqet.

Shpërndaje: