Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45. Rekomandimet gjatë vizitës së varrezave

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi ka thënë: “Varret duhet vizituar në ditën e premte para se të lind dielli. Atëherë të vdekurit e shohin se kush po i viziton.”

el-Gazali ka thënë në “Ihja ‘Ulum id-Din”: “Varret duhet vizituar në ditën e premte dhe të shtunë para se të lindë dielli.”

Rekomandohet që të kujtojmë shumë vdekjen. Është konfirmuar nga Tirmidhi i cili tha se hadithi është i mirë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kujtojeni shumë atë që shkatërron kënaqësitë.”

Kjo është vdekja.

Kur të hysh tek varrezat, është e rekomanduar për ti përshëndetur të varrosurit. Muslimi transmeton nga Sulejman bin Burejdeh i cili tregoi se babai i tij ka thënë:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u mësoi atyre se çfarë të thonë kur të hyjnë tek varrezat. Ata e kishin zakon të thonin:

السلام عليكم أهل الديار من المؤمنين والمسلمين وإنا إن شاء الله للاحقون أسأل الله لنا ولكم العافية

“Paqja koftë mbi ju, banorë muslimanë dhe besimtarë. Ne do të bashkohemi me ju nëse dëshiron Allahu. E lus Allahun që Ai të na ruaj neve dhe juve.”

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“I kërkova Zotin tim që të më lejoj që të kërkojë falje për nënën time, por Ai nuk më lejoi. Dhe unë i kërkova leje që të më lejoj që të vizitojë varrin e saj, dhe Ai më dha leje. Vizitoni varret, sepse ato ua kujtojnë jetën tjetër.”

Aliu (radijAllahu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Më pare u ndaloja nga vizitat e varrezave. Vizitoni ato! Ato ju kujtojnë jetën tjetër.”

Shpërndaje: