Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 68-69
Përktheu: Valdet Gashi
E njëjta gjë vlen edhe për hadithin në lidhje me shikimin në Allahun:
“Ju me të vërtetë do ta shihni Zotin tuaj sikurse e shihni hënën e plotë, nuk do të keni vështirësi ta shihni Atë.”
Ju pra nuk do të keni nevojë të shtyheni. Shikimi në Të do të jetë i qartë dhe nuk do të ketë nevojë që njerëzit të shtyhen mes vete. Vetëm kur një gjë është e fshehur njerëzit shtyhen mes vete për të parë atë. Ata i thonë njëri-tjetrit:
“Shiko! Shiko!”
Kjo sepse ajo që shikohet është e paqartë. Ndërsa shikimi në Allahun është i qartë, ashtu si edhe pamja e diellit në qiellin pa asnjë re. As nuk ka nevojë për shtyrje ose grumbullim për ta parë atë. Të gjithë e shohin atë qartë nga vendet e tyre. Gjithkush e sheh atë, qartë, nga vendet e tyre, dhe ata nuk japin mund (nuk ndiejnë vështirësi) për ta parë atë.