Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Unë po e përfundoj me një këshillë, që duhet të zbatohet nga të gjithë bashkëshortët. Detyra më e madhe për të cilën duhet bashkëpunuar, është për të ndërtuar një familje fetare dhe ku të gjithë të kujdesen për fenë dhe drejtësinë. Secili duhet të ndihmojë tjetrin në fe. Kjo frymëzon harmoni, paqe dhe qetësi në shtëpi në një mënyrë që është e pashembullt. Harmonia më e madhe që është në një shtëpi varet në bashkëpunimin e çiftit në bindje ndaj Zotit të krijesave.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Allahu e mëshiroftë burrin i cili zgjohet natën për tu falur dhe e zgjon gruan e tij për tu falur. Dhe në qoftë se ajo nuk e bën këtë, ai stërpik ujë mbi fytyrën e saj (kështu që ajo të ngritet dhe falet gjatë natës). Allahu e mëshiroftë gruan e cila zgjohet natën për tu falur dhe e zgjon burrin e saj për tu falur. Dhe në qoftë se ai nuk e bën këtë, ajo stërpik ujë mbi fytyrën e tij (kështu që ai të ngritet dhe falet gjatë natës).” 1
Nëse bashkëshortët bashkëpunojnë në fe dhe zbatojnë përkujtimin e Allahut në shtëpinë e tyre, atëherë shtëpia e tyre do të jetë e gjallë me një jetë të mirë dhe të qëndrueshme.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Një shtëpi në të cilën përmendet Allahu dhe një shtëpi në të cilën Allahu nuk përmendet është sikurse i gjalli dhe i vdekuri.” 2
Nëse ka ndershmëri në një shtëpi, atëherë duhet të ketë edhe lumturi në të.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Lumturia e njeriut qëndron në tre gjëra, dhe fatkeqësia e saj qëndron në tre gjëra. Prej lumturisë së njeriut është një grua e drejtë, një mjet i mirë i transportimit dhe një vendbanim i gjërë. Fatkeqësia e njeriut qëndron në tre gjëra; një strehim i keq, një grua e keqe dhe një mjet i keq i transportimit.” 3
Prej lumturisë së njeriut është që shtëpia e saj është e ndërtuar mbi ndershmëri. Pra kini frikë Allahun, dhe bashkëpunoni me gratë tuaja në lidhje me fenë dhe ndërtoni shtëpitë tuaja mbi devtoshmëri. Në këtë mënyrë ka ndonjë potencial për një jetë më të mirë:
مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
”Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do ti japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do tu japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” 4
Allahu (Azze ue Xhel) pra garanton burrin dhe gruan një jetë të mirë në qoftë se ata bëjnë vepra të mira dhe besojnë. Pra, kini frikë Allahun, o robër të Allahut, dhe bashkëpunoni në devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut dhe jo në mëkate dhe armiqësi.
Dhe Allahu e di më së miri. Paqja e Allahut qoftë mbi Muhammedin dhe familjen e tij.
1 Ebu Davudi (1307), Nasai (1610), Ibn Maxheh (1336), Ibn Khuzejmeh (2/1148), Ibn Hibani (6/2567), Hakimi (1/1164) dhe Ahmadi (2/250). Autentik sipas Hakimit sipas kushteve të Muslimit dhe i mirë sipas Imam Albanit në ”Sahih Ebi Davud (5/1181)).
2 Bukhari (6407).
3 Ibn Hibani (9/4033), Hakimi (2/2640), Ahmedi (1/168), et-Tajalisi (1/207) dhe të tjerët. Zinxhiri i transmetimit është i autentik sipas Hakimit. Hadithi është autentik sipas Dhehbiut dhe Imam Albanit në ”es-Sahihah” (282).
4 16:97
Libri përfundoi