“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

46.Gruaja me vetulla të rralla

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.98

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

4-Kabisah bin Xhabir tha:

“Bashkë me ne ishte një grua për mësimin e Kuranit. Së bashku me tre gra të moshuara nga fisi Benu Esed, ajo shkoi në shtëpi tek Ibn Mesudi.

Kur ai i pa vetullat e saj të rralla, ai i tha: “A po i rruan?” Ajo u zemërua dhe i tha: “Gruaja jote është ajo që i rruan vetullat.” Ai tha: “Hyr tek ajo. Nëse ajo i rruan ato, unë nuk kam asgjë me të.” Ajo hyri, u kthye dhe i tha: “Pasha Allahun! Unë nuk e kam parë atë duke e bërë këtë.” Pastaj Abdullah bin Mesudi tha: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë:

Mallkimi i Allahut qoftë mbi gratë që u bëjnë tatuazhe të tjerave dhe kërkojnë t’u bëhet atyre tatuazh…” 1,2 deri në fund të hadithit.


1 Zinxhiri i transmetimit është i mirë dhe e kam përmendur në Adab-uz-Zifaf, fq. 115.

2 Hadithi i plotë është:

Mallkimi i Allahut qoftë mbi gratë që u bëjnë tatuazhe të tjerave dhe kërkojnë t’u bëhet atyre tatuazh, mbi ato që i shkulin vetullat të tjerave dhe kërkojnë t’u shkulen vetullat atyre dhe që kërkojnë t’u bëhet një hapësirë midis dhëmbëve për hir të bukurisë dhe ndryshojnë krijimtarinë e Allahut.”

Pastaj Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) tha:

“Si të mos e mallkoj dikë që i dërguari i Allahut  e ka mallkuar?” Bukhari (5931) dhe Muslimi (2125).

Shpërndaje: