Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46. Një kurajo për prindërit që kanë humbur fëmijë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu (Te ala) ka thënë:

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَيْءٍ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ

”Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.” 1

El-Baghauij përmendi në tefsirin e tij të Kuranit, nëpërmjet Seid bin Xhubejrit nga Ibn Abasi (radijAllahu anhume) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Allahu i ngritë pasardhësit e besimtarit në nivelin e tij, për ta kënaqur atë me ta, edhe nëse ata nuk kanë pasur aq vepra sa ai.”

Pastaj ai recitoi:

وَالَّذِينَ آمَنُوا وَاتَّبَعَتْهُمْ ذُرِّيَّتُهُم بِإِيمَانٍ أَلْحَقْنَا بِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَمَا أَلَتْنَاهُم مِّنْ عَمَلِهِم مِّن شَيْءٍ كُلُّ امْرِئٍ بِمَا كَسَبَ رَهِينٌ

”Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.”

Në këtë ajet dhe hadith është argument për kënaqësinë e hatrit të prindërve për fëmijët e tyre që u kanë vdekur. Është në këtë mënyrë që prindërit duhet të jetë në hare dhe të lumtur. Sepse në qoftë se fëmijët ishin të mëdhenj, ata vdiqën si muslimanë të cilët e adhuruan vetëm Allahun. Dhe në qoftë se ata ishin të vegjël, ata u takojnë atyre që as nuk do të ndiejnë frikë apo trishtim, sepse ata vdiqën sipas natyrshmërisë së shëndoshë.

Këta fëmijë janë me fat. Ata hyjnë në xhenet pa e bërë asnjë vepër të mirë. Allahu i fut ata në xhenet nga mëshira e Tij dhe mirësia për ta. Në varre fëmijët janë nën kujdesin e babait të tyre Ibrahimit (salAllahu alejhi ue selem), prijësit të pasuesve të teuhidit. Është konfirmuar në Sahihun e Bukharit nga Samurah bin Xhundub, cili transmetoi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha në lidhje me ëndrrën e tij:

”Burri i gjatë në kopsht ishte Ibrahimi (alejhis-selam) dhe fëmijët përreth tij ishin të gjithë fëmijët që vdiqën në natyrshmërinë e shëndoshë.” I thanë: ”O i dërguari i Allahut! Edhe fëmijët e paganëve?” Ai u përgjigj: ”Edhe fëmijët e paganëve.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Burri i moshuar tek rrënja e pemës ishte i Ibrahimit (alejhis-selam) dhe fëmijët rreth tij ishin fëmijët e njerëzve.”

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ska fëmijë që nuk lind përgjatë natyrshmërisë së shëndoshë. Pastaj janë prindërit e tij që e bëjnë atë jehudi, të krishterë apo adhurues të zjarrit.”

Pastaj Ebu Hurejra ka tha:

“Lexoni nëse doni:

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

”Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” 3

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi, dhe transmetimi është i Bukharit.


1 52:21.

2 52:21.

3 30:30.

Shpërndaje: