Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 141
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Është transmetuar në mënyrë autentike nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ ka thënë:
”Emri më i shëmtuar te Allahu është i një burri i cili e quan vetën ”mbret i mbretërve”. Në fakt nuk ka mbret përveç Allahut.”
Transmeton Bukhari (6205) dhe Muslimi (2143).
Sufjani ka thënë:
”Një shembull tjetër është të quajturit me emrin ”shahu i shahëve (titull mbretërorë në Iran).”
Në një formulim tjetër thuhet:
”Njeriu me të cilin Allahu zemërohet më së shumti në ditën e gjykimit dhe i cili është më i keqi…”
Transmeton Muslimi (2143).
Shpjegimi:
Qëllimi i këtij titulli është të tregojë se ndalohet të emërtuarit me emra që i ngjajnë emrave të Allahut -te ala-. Ai -subhaneh- ka emra të cilët nuk i lejohen askujt tjetër. Disa nga këta emra janë ”Er-Rrahman”, ”Malik-ul-Mulk”, ”El-Khalak”, ”Rab-ul-A’lemin”, ”Hakim-ul-Hukam” dhe ”Sultan-us-Salatin.” I përket teuhidit të plotë dhe të përsosur që t’i shmangesh emrave të tillë. Emrat e tillë e mangësojnë teuhidin dhe besimin e njeriut. Këta emra nuk lejohen.
E njëjta gjë vlen edhe për emrat sikurse ”gjyqtari i gjyqtarëve” i cili përdoret në disa shtete edhe pse qëllimi është që personi është gjyqtari i gjyqtarëve në një vend të caktuar, por megjithatë ky emërtim nuk është me vend dhe nuk duhet të përdoret.
Megjithatë, është më e lehtë nëse ky emërtim kufizohet me një vend të caktuar sikurse ”gjyqtari i gjyqtarëve në Egjipt apo në Mekë”, por megjithatë është më mirë për t’u shmangur kësaj. Në vend të kësaj mund të përdoren emra sikurse ”lideri i gjyqtarëve” ose ”kujdestari i gjyqtarëve” në mënyrë që të qëndrohet larg nga emrat e përgjithshëm.
1 – Është transmetuar në mënyrë autentike nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ ka thënë:
”Emri më i shëmtuar te Allahu është i një burri i cili e quan vetën ”bret i mbretërve”. Në fakt nuk ka mbret përveç Allahut.”
Do të thotë emri më i keq dhe më i nënçmuar.
Profeti ﷺ e qortoi këtë emërtim sepse kjo të shtynë të mendosh për një përshkrim të pavend. Një përshkrim i tillë i përket vetëm Allahut -te ala-. Njeriu fare nuk është mbret i mbretërve. Ai nuk ka të drejtë për këtë. E njëjta gjë vlen edhe për emrat e tjetër të ngjashëm.
Shahu i shahëve është në gjuhë të huaj, dhe do të thotë ”mbreti i mbretërve”.