Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46.Të rinjtë musliman që morën pjesë në luftën e Uhudit

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 58
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i dha flamurin Mus’ab bin Umejrit dhe emëroi ez-Zubejr bin el-‘Auamin në njërën antë dhe el-Mundhir bin Amrin në anën tjetër të ushtrisë.

Të rinjtë u lajmëruan vullnetarë për të marrë pjesë. Ai pranoi disa dhe i ktheu të tjerët. Prej atyre që ai i pranoi ishin Semureh bin Xhundub dhe Rafi bin Khatixh. Të dy ishin pesëmbëdhjetë vjeçarë.

Mes atyre që i kthyen ishin Usmah bin Zejd bin Haritheh, Usejd bin Dhuhejr, el-Bera bin Azib, Zejd bin Arkam, Zejd bin Thebit, Abdullah bin Umeri, Ghurabeh bin Aus dhe Amr bin Hazmi. Megjithatë, ata u pranuan në luftën e Hendekut.

Kurejshët përbëheshin nga 3.000 burra, prej të cilëve dyqind ishin kalorës. Në anën e djathtë ishte Khalid bin el-Ualidi dhe në të majtë ishte Ikrimeh bin Ebi Xhehl.

Shpërndaje: