Një përmbledhje e librit “El-Imam el-Albani durus ue mavakif ue ‘ibar” shkroi Shejkh Abdul-Aziz es-Sadhan, me disa shtesa.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Emri i tij:
Ebu Abdir-Rrahman Muhamed Nasir ud-Din Nuh Nexhati el-Albani
Thënia e tij e preferuar, ishte:
‘Dëshira për t’u parë ia thyen shpinën njeriut’.
Vendi i lindjes së tij dhe edukimi i tij:
Ai u lind në vitin 1914 në Shkodër të Shqipërisë, në një familje të varfër. Babai i tij kishte studiuar në një qendër të mësimit islam në kryeqytetin Osman Stamboll. Kur mbreti Ahmed Zogu mori pushtetin në Shqipëri dhe filloi t’i detyrojë njerëzit të pasojnë rrugën laike – antifetare, familja e Shejkhut ikën në Siri.
Fillimi i studimeve të tij:
Shejkhu filloi të studioi në shkollën fillore në një shkollë në Damask, por i ati i tij ishte i mendimit se shkolla nuk ishte e mirë nga aspekti fetar, kështu që ai filloi t’ia mësojë vetë fenë djalit të tij.
Babai i tij, ia mësoi Kur’anin, Texhvidin, Sarfin (sintaksën) dhe Fik’hun hanefi. Ai e lexonte tërë Kur’anin në prani të të atit, e njëkohësisht e mësonte edhe texhvidin.
Ai gjithashtu studioi Balagan (Retorikën) tek Shejkh Seid el-Burhani dhe mori një certifikatë në lëmin e hadithit nga Shejkh Raghib et-Tabakh, e cili ishte prej dijetarëve më të mëdhenj të Halebit (Qytet i njohur i dijes) në atë kohë.
Dhënia pas dijes dhe leximit:
Shejkh Albani, qëndronte me orë të tëra në bibliotekën Dhahirije në Damask. Sa që një ditë prej ditësh, studentët u ankuan tek drejtori i bibliotekës se nuk kanë vend të mjaftueshëm për mësime, ngase Shejkh Albani po e bllokonte një tavolinë me katër ulëse, për shkak të librave të shumtë që merrte pranë vetes. Pas kësaj atij iu lejua nga drejtori i bibliotekës së Damaskut që të ketë në shërbim një dhomë të posaçme që të punojë në lëmin e hadithit dhe shkencave të tjera.
Udhëzimi i tij në Sunnet
Thotë Imam Albani në lidhje me udhëzimin e tij:
“Ajo që hapi rrugën time drejt udhëzimit të Selefëve, ishte revista e Muhammed Rashid Ridasë ‘el-Manar’. Pastaj kam vënë re se Muhammed Rashid Rida devijojë në disa çështje të Sunnetit.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur 198)
Lufta e Imam Albanit për Sunnet
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Ende pa filluar t’ua mësosh shqiptarëve pasimin e Sunnetin, ata vetëm se kanë filluar që ta luftojnë atë. Nëse arabët po e luftojnë Sunnetin, çfarë të themi për shqiptarët?!” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (178))
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Myftiu i Sirisë kërkoi që unë të dëbohem në shkretëtirë, në verilindje të Sirisë. Ndërsa ministri i brendshëm i Sirisë në atë kohë më tha se ai e di se daveti im është e vërteta dhe se puna e tij e vetëm është për të ruajtur sigurinë e vendit.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (173))
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Me 3 Sefer të vitit 1399 Unë për pakë sa nuk isha viktimë i snajperëve në Bejrut – Liban. Makina ime u godit me tre plumba, por unë dhe familja ime shpëtuam pa u lënduar.” (Gajet-ul-Meram, faqe 13.)
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Unë kam qenë rreth njëzet vjeç kur babai im më largoi nga shtëpia, sepse unë nuk pasoja medh´hebin Hanefi. Unë u martova, bëra dasmën dhe Allahu më dhurojë një fëmijë, ndërsa babai im nuk ishte i pranishëm në këto raste.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (168))
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Kur babai im kuptoi se thirrja ime përbëhej nga më shumë të mira se sa të këqija, ai filloi të ndryshojë dhe afrohej tek dyqani im, pa pasur guximin që të hynte brenda.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (168))
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Babai im ishte i kënaqur me mua kur ai vdiq. Kah fundi i jetës së tij ai më tha: ‘Unë kam përfituar nga ti’.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (167))
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Më në fund kontaktuam sërish unë dhe babai im. Dëshmova sëmundjen dhe vdekjen e tij. Pastaj unë u kujdesa për procesin e varrimit, dhe e varrosa atë sipas Sunnetit.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (168))
Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Detyrimi për të treguar diturin dhe pengesat për ta fshehur atë, kjo është ajo që më lejon mua që të injorojë njerëzit nëse ata janë të lumtur apo të zemëruar për atë që unë them.” (‘Ulema ue Mufekkirun (299))
Librat e Shejkhut:
Ai filloi të shkruaj në të njëzetat e hershme të tija. Kështu që shkrimi i parë i tij qe ngritur mbi Fikh (jurisprudencë), njohjen e dëshmisë dhe fikhun krahasues, ishte libri, Tehdhirus-Saxhid min Itikhadhil-Kubur Mesaxhid.
Shejkhu ka shkruar libra dhe vlerësuar hadithet e dobëta dhe të sakta që gjenden në librat e dijetarëve të mëhershëm. Shejkhu ka botuar mbi 200 tituj.
Midis tyre janë libra të famshëm, si:
1) Silsila el-Ahadith es-Sahih (Ka të bëj me vlerësimin e haditheve autentike)
2) Silsila el-Ahadith ed-Daifah (vlerësimin e haditheve të dobëta)
3) Irua ul-Ghalil
Ai ka vlerësuar gjithashtu nëse hadithet janë të dobëta apo autentike në librat e haditheve më poshtme:
1) Sunnen en-Nesai
2) Sunnen Ebu Davud
3) Sunnen et-Tirmidhi
4) Sunnen Ibn Maxheh
5) Sahih Ibn Huzejmeh
Studentët e Shejkhut:Shejkhu kishte shumë studentë të cilët më vonë u bën ulema të mëdhenj. Prej tyre janë:
1) Shejkh Rabi el-Medkhali
2) Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i
Lavdatat e dijetarëve për Imam Albanin:
Shejkhu – rahimehullah – kishte shumë karakteristika të lavdërueshme, nga më të qartat dhe më evidentet ishin: saktësia e tij, serioziteti, zelli, këmbëngulësia dhe qëndrueshmëria në arritjen e të së vërtetës dhe të kthyerit në pozitën e duhur. Ai ishte durimtar ndaj vështirësive që erdhën krahas diturisë dhe thirrjes në islam, dhe ai i përballojë vuajtjes në atë rrugë, duke qenë i durueshëm dhe gjithherë duke shpresuar shpërblimin. Prej gjërave që më së shumti e dallonin Shejkhun nga vëllezërit e tij nga mesi i dijetarëve ishte shërbimi i tij ndaj Sunnetit dhe njerëzve të tij, dhe përgënjeshtrimi që ua bënte të devijuarve me sqarime të qarta me nivelet e tyre të ndryshme.
Imam Albani konsiderohet të jetë një prej Imamëve të Ehli-Sunnetit dhe që me të vërtetë ka ringjallur Sunnetin në kohën tonë. Dijetarët në drejtim të tij kanë thurur lavdërime të shumta, këto janë vetëm disa thënie nga disa prej tyre:
1) Shejkh Ibn Baz ka thënë: “Unë nuk di dikë që jeton nën qiellin e kësaj kohe dikë që është më i ditur në hadith sesa Shejkh Albani.”
2) Shejkh Ibn Baz u pyet në lidhje me hadithin që thotë se do të ketë një person në çdo shekull që do të jetë një Muxhedid (ai i cili përhap fenë dhe e ringjallë atë, pasi që njerëzit të jenë dobësuar), kështu që kush është Muxhedid në kohën tonë? Shejkh Ibn Baz u përgjigj: “Unë mendoj se Muxhedid i kohës sonë është Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani, dhe Allahu e di më së miri.”
3) Shejkh Uthejmin një herë prej herësh, pa në një audio-kasetë në të cilën shkruante: “Muhadithi i Shamit Muhammed Nasirud-Din el-Albani”. Në këtë rast, ai tha: “Përkundrazi, ai është muhadithi i kohës tonë”.
4) Shejkh Abdullah bin Abdul-Aziz el-Akil ka thënë për Imam Albanin: “Ai është nga Imamët e Sunnetit, prej Muhadithëtve më të mëdhenj, i cili me librat e tij i shërbeu shumë Sunnetit të Profetiti (sal Allahu alejhi ue selem).”
5) Shejkh Mukbil ka thënë: “Në këtë kohë, askush nuk i përafrohet Imam Albanit në lidhje me lëmin e Hadithit.”
Vdekja e tij:
Dituria e tij ishte vegla më e mirë e tij, ndërsa durimi ishte parimi udhëzues. Ai u bë i dalluar për shkak të meritave të tija, durimit, këmbëngulësisë në të drejtë, punës së vyer, madhështisë dhe inteligjencës. Shejkhu, asnjëherë nuk u ndal nga të kërkuarit e diturisë, durimin në të shkruar, duke e arritur atë me zell derisa i bëri tetëdhjetë e gjashtë vite në moshë. Ai nuk pushoi së shkruari dhe kontrolluari deri në dy muajt e fundit të jetës së tij, për shkak të humbjes së forcës – përkundër zemrës së tij që ende ishte e etur pas dijes – derisa vdiq të shtunën 22 Xhumada el-Akhirah në vitin 1420, që përkon me 10.02.1999.
Allahu pastë mëshirë ndaj tij.