Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

47.Bidatet gjatë vizitës në Medine

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 56-60

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Duke parë në vlerën e transmetuar dhe shpërblimin, është Sunnet për të udhëtuar në xhaminë profetike dhe xhaminë Aksa1. Njerëzit e kishin zakon ose t’i vizitojnë ato para haxhit ose pas. Ndërkohë, që e bënin këtë, shumë prej tyre ranë në disa risi dhe bidate që janë të njohura për dijetarët. Bazuar në këtë, unë do të doja të përmendë disa prej tyre për të plotësuar dobinë me qëllim kumtues dhe paralajmërues.

132 – Vizitori ka për qëllimin vizitën e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem) me udhëtimin2.

133 – Njerëz të tjerë i kërkojnë haxhive dhe vizitorëve që t’ua dërgojnë nevojat e tyre profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe ti dërgojnë selam në emër të tyre.

134 – Larja para se të hyjnë në Medine.

135 – Duaja e tyre kur e shohin pamjen e mureve të qytetit të Medinës:

“O Allah! Ky është haremi (vendi i shenjtë) i të dërguarit Tënd. Bëje atë mburojë nga zjarri dhe të më ruaj nga ndëshkimi dhe nga koha e vështirë e llogaridhënies.”

136 – Duaja në lidhje me hyrjen në Medine:

“Dhe thuaj (O Muhammed): “O Zoti im! Ma bëj hyrjen (në qytetin e Medines) të mirë, po kështu edhe dalja të jetë e mirë dhe më siguro mua prej Teje një fuqi e burim ndihme.”3

137 – Përfshirja e varrit profetik në xhami.

138 – Vizita e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem) para namazit në xhaminë e tij.

139 – Pranë varrit vizitori qëndron me përulësi dhe vendos dorën e djathtë mbi dorën e majtë sikurse në namaz, qoftë pranë varrit apo larg tij, qoftë kur hynë në xhami apo del prej saj.

140 – Gjatë namazeve, vizitori kthehet drejt varrit.

141 – Vizitori lutet pranë varrit duke shpresuar që ti pranohet lutja.

142 – Gjatë lutjes vizitori bën ndërmjetësim (teuessul) nëpërmjet profetit (salAllahu alejhi ue selem) për t’iu afruar Allahut.

143 – Vizitori i kërkon profetit (salAllahu alejhi ue selem) ndërmjetësim dhe gjëra të tjera.

144 – Thënia e Ibn-ul-Haxhit:

Është edukatë që “Kur vizitori e viziton varrin e tij (salAllahu alejhi ue selem), ai as nuk duhet të përmendë nevojat e tij, as nuk duhet të kërkojë falje për mëkatet e tij. Ai (salAllahu alejhi ue selem) e di më mirë se çfarë nevoja ka dhe çfarë është më mirë për të.”4

145 – Ai gjithashtu thotë:

“Për sa i përket asaj se ai (salAllahu alejhi ue selem) sheh çfarë veprojnë umeti i tij dhe e di gjendjen e tij, qëllimet, pendimet dhe mendimet, nuk ka dallim nëse ai është gjallë apo i vdekur.”5

146 – Me shpresën e bereqetit, vizitori vendos dorën e tij në dritaren e dhomës së tij (salAllahu alejhi ue selem). Disa prej tyre betohen duke thënë:

“Betohem në hakun e atij mbi dritaren e të cilit ke vendosur dorën e djathtë dhe thotë: “Ndërmjetëso, o i dërguari i Allahut!”

147 – Vizitori puth ose prek varrin ose atë që është rreth tij6.

148 – Vizitori viziton varrin e tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe varret e të dy shokëve të tij në mënyrë të veçantë, u jep selam atyre në një mënyrë të veçantë, dhe lutet në një mënyrë të veçantë. Për shembull, el-Ghazali tha:

“Duhet qëndruar para fytyrës së tij (salAllahu alejhi ue selem), duhet ti kthehet shpina Kiblës, të kthehesh në drejtim të murit të varrit … dhe të thuash: “Paqja qoftë mbi ty, o i dërguari i Allahut …”

Pastaj ai përmendi një selam të gjatë dhe një salavat dhe lutje të gjata. E gjitha përmban pothuajse tre faqe7.

49 – Lutja duke qenë i kthyer drejt varrit.

150 – Ulja pranë dhe përreth varrit për qëllim leximi dhe recitimi të Kuranit.

151 – Vizitori shkon tek varri i profetit (salAllahu alejhi ue selem) pas çdo namazi8.

152 – Banorët e Medinës vizitojnë varrin profetik çdo herë që hyjnë në xhami ose dalin prej saj.

153 – Pas namazit, vizitori thotë me zë të lartë:

“Paqja qoftë mbi ty, o i dërguari i Allahut”.

154 – Vizitori kërkon bekim nga boja e gjelbër që me shiun rrjedh përgjatë kur bie shi poshtë kupolës së gjelbër.

155 – Vizitori e adhuron Allahun duke ngrënë hurme sajhani (التمر الصيحاني) në kopshtin fisnik që është mes minberit dhe varrit.

156 – Vizitori pret një pjesë të flokëve dhe e hedh në llambën e madhe pranë varrit profetik.

157 – Prekja e dy trupave të palmave të metalta që ndodhen në të majtë të minberit9.

158 – Falja e namazit në pjesën e vjetër të xhamisë në vend të safave të parë në pjesën që u ndërtua nga Umeri dhe të tjerët.

159 – Vizitori qëndron për një javë të tërë në Medine, për të falur dyzet namaze në xhaminë profetike për të shmangur kështu hipokrizinë dhe zjarrin10.

160 – Pas qëndrimit në xhaminë e profetit (salAllahu alejhi ue selem), vizitori shkon në xhami dhe varreza të tjera në afërsi të Medinës. Përjashtimi i vetëm është xhamia Kuba.

161 – Disa njerëz, që janë të njohur si “Vizitorët”, u diktojnë lutje të ndryshme pranë varrit ose në distancë. Si rrjedhojë, haxhitë i përsërisin lutjet me zëra edhe më të lartë.

162 – Vizitori viziton çdo ditë varrezën Baki dhe falet në xhaminë e Fatimes (radijaAllahu anha).

163 – Veçimi i ditës së enjte për t’i vizituar shehidët në Uhud.

164 – Lidhja e leckave tek dritarja pranë varrezave të shehidëve në Uhud.

165 – Larja në pellg pranë varreve të tyre me shpresën e bekimit.

166 – Para kthimit në shtëpi vizitori del nga xhamia profetike duke ecur nga mbrapa.

1 Allahu ua ktheftë atë muslimanëve në të ardhmen e afërt.

2 Është Sunnet që të ke për qëllim vizitën e xhamisë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nuk lejohet të ndërmerret udhëtim përveçse për në tre xhami: Mesxhidul Haram (Qabe), në këtë xhaminë time (Medine) dhe në xhaminë Aksa.”

Transmeton Bukhari (1189) dhe Muslimi (1864).

Duhet bërë dallimin në mes të udhëtimit me qëllimin e varrit të tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe varret e të tjerëve dhe vizitës së varreve pa udhëtim. Shumica sot, duke përfshirë doktorët fetarë, nuk e bëjnë këtë dallim. Pos kësaj ata pretendojnë se Selefitë në përgjithësi dhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmije (rahimehullah) në veçanti, qortojnë vizitën e varrit të profetit (salAllahu alejhi ue selem). Kjo është një gënjeshtër e qartë dhe e mprehtë. Referojuni refuzimit tonë që ja kemi bërë Dr. el-Butit në revistën “et-Tamaddun el-Islami”. Pastaj kam botuar një libër të veçantë për temën e quajtur “Difa an el-Hadith en-Nabaui”.

3 17:80.

4 el-Medkhal (1/259).

5 el-Madkhal (1/264).

6 el-Ghazali (rahimehullah) bëri mirë kur e qortoi puthjen e lartpërmendur dhe tha:

“Është veprim i nasarave ( “të krishterëve” dhe jehudëve.” (1/244)

A ka ndonjë që mendon për këtë?

7 Është e ligjësuar të thuhet:

السلام عليك يا رسول الله و رحمة الله و بركاته، السلام عليك يا أبا بكر، السلام عليك يا عمر

“Selamet qofshin mbi ty, o i dërguari i Allahut. Selamet qofshin mbi ty o Ebu Bekr. Selamet qofshin mbi ty o Umer.”

Kështu tha Ibn Umeri. Nëse i shton një shkurtesë pa ju përmbajtur asaj gjithherë, nuk ka ndonjë të keqe – nëse do Allahu (te ala).

8 Megjithëse ky është një bidat por edhe teprim. Përveç kësaj, kjo kundërshton fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Mos i bëni shtëpitë tuaja varre dhe mos e bëni varrin tim një vend që vizitohet rregullisht. Dërgoni salavate mbi mua, sepse lutja juaj më arrin mua kudo që të jeni.”

Ky veprim është arsyeja që shumë Sunnete dhe mirësi të shumta humbin, pra, dhikrin pas selamit. Në vend të kësaj, ata nxitojnë në këtë bidat. Prandaj Allahu e mëshiroftë personin që tha:

“Asnjë risi nuk është shpikur vetëm se ka vdekur një Sunnet përkatës.”

9 Këto dy palma janë krejtësisht të panevojshme. Ato janë vetëm për zbukurim dhe për shkak të sprovimit të njerëzve me to, në fund ato u hoqën – dhe hamdi dhe lavdërimi i takojnë Allahut.

10 Hadithi aktual është i dobët dhe nuk përbën argument. Unë kam treguar të metat e tij në “es-Silsilah edh-Dha’ifah” (364). Nuk lejohet të vepruarit në bazë të tij sepse konsiderohet një ligjësim karshi Allahut. Përveç kësaj, shumë haxhinjë shqetësohen sepse besojnë se ai është autentik dhe i konfirmuar. Ndoshta ata humbin ndonjë namaz aty dhe si shkak bien në vështirësi nga të cilat Allahu në të vërtetë i ka rahatuar.

Disa hoxhallarë të nderuar e kanë pranuar se Ibn Hibani ka verifikuar një nga transmetuesit e tij të panjohur dhe rrjedhimisht e kanë forcuar hadithin. Megjithatë, këtë verifikim nuk e marrin dijetarët e kritikës dhe lavdërimit në konsideratë fare. Njëri prej tyre është vetë njeriu i shkëlqyer dhe i përmendur, të cilin ai e shprehu në mënyrë eksplicite në refuzimin e tij ndaj Ghumarit në revistën indiane “el-Xhemi’ah es-Selefijjeh”. Referojuni librit të Shejkh Abdul-Aziz er-Rabiut në të cilin ai e refuzon Ghumarin. Këtë ai e ka bërë mirë, ka sjell dobi dhe ka treguar dobësinë dhe paradoksin në mendimin e tij kur e forcoi atë.

Shpërndaje: