Imam Muhamed bin Muhamed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq.99-101
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (Te ala) ka thënë:
فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا
”Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit.” 1
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Çdo fëmijë lind me fitrah.”
Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me çfarë do të thotë fjala fitrah.
Mendimi i parë thotë se fitrah është Islami. Këtë e tha Ebu Hurejra, Ibn Shihab dhe të tjerë, dhe është një nga mendimet e Imam Ahmedit. Kur Ibn Abdil-Barr e përmendi mospajtimin mes dijetarëve në librin e tij ”et-Temhid” ai tha:
”Të tjerë thonë se fitrah këtu do të thotë Islami. Ky mendim është më i njohuri tek shumica e Selefëve dhe tek komentatorët e Kuranit … Lidhur me fjalët e Allahut (Te ala):
فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَةَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا
”Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit.” 2
ata bien dakord se kjo do të thotë Islami.”
Megjithatë, nuk është kështu. El-Kurtubi dhe tjerë komentues të Kuranit kanë përmendur disa interpretime të ajetit. El-Kurtubi ka thënë:
”Ka disa interpretime të fjalës fitrah. Një prej tyre është Islami. Ky është mendimi i njohur tek shumica e Selefëve … Bazuar në këtë, fëmija lind I shëndoshë nga mosbesimi, sipas besës që Allahu e mori nga pasardhësit e Ademit (alejhi-selam), kur Ai i nxori ata nga kurrizi e tij. Prandaj, fëmija që vdes para pubertetit hyn në xhenet, pa marrë parasysh nëse fëmija është nga muslimanët apo jomuslimanët.”
Mendimi i dytë thotë se fitra është fillimi me të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit, që kur Ai i ka krijuar ata për jetë, vdekje, lumturi dhe fatkeqësi.
Mendimi i tretë thotë se fitrah nuk përfshinë të gjithë njerëzit, por vetëm besimtarët. Sepse në qoftë se Ai i kishte krijuar të gjithë në Islam, askush nuk do të kishte blasfemuar.
Mendimi i katërt thotë se fitrah është krijimi dhe karakteri në të cilën i porsalinduri e njeh Zotin e tij. Sikurse do të thotë: çdo fëmijë i porsalindur është krijuar në atë formë me të cilën e njeh Zotin e tij kur arrin të dijë. Ata që e kanë këtë mendim argumentohen me fjalët e Allahut (Te ala):
وَمَا لِي لاَ أَعْبُدُ الَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
”E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni.” 3
Çështja është se fëmijët vdesin në Teuhidi dhe Islam, me të cilën Allahu i ka krijuar ata. Ata i përkasin njerëzve të lumtur të jetës tjetër, sepse ata e kanë fituar xhenetin pa vepruar ose pa bërë ndonjë të mirë. Kjo është vetëm për shkak të mëshirës dhe mirësisë së Allahut ndaj tyre:
ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَاء وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ
”Ajo është dhunti e Allahut që ia jep kujt të dojë, e Allahu është dhurues i Madh.” 4
1 30:30.
2 30:30.
3 36:22.
4 57:21.