Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

47.I mençuri dhe përdëllimtaria

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Ebu Hatim ka thënë:

Përdëllimtaria do të thotë që ta frenosh veten kur trajtohesh keq në mënyrë që të mos biesh në të ndaluarën.

2 – Përdëllimtaria përbëhet prej dijes, durimit, qetësimit dhe qëndrueshmërisë. Nuk ka asnjë tipar më të bukur se sa kur bashkohen përdëllimtaria dhe pushteti.

3 – Përdëllimtaria më e bukur është kur je përdëllimtarë dhe kur ke aftësinë për t’u hakmarrë.

4 – Damrah ka thënë:

Përdëllimtaria është më lartë sesa logjika sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur Veten e Tij me këtë emër (El-Halim – Përdëllimtari).”

5 – Ebu Hatim ka thënë:

”Nëse tipari i vetëm i përdëllimtarisë do ishte se ajo e pengon personin nga mëkatet, ajo do të ishte e mjaftueshme për ta obliguar të mençurin që ta mos e braktisë kurrë për derisa ka mundësi.

6 – Përdëllimtaria është një tipar me të cilën ose lind, ose e ushtron, ose që të dyja.”

7 – Muauijeh Ibn Ebi Sufjan -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Nuk fitohet përdëllimtaria përveçse duke ushtruar.”

8 – Ebu Derda -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Dituria arrihet vetëm me të mësuar dhe përdëllimtaria arrihet vetëm duke ushtruar. Ai që synon mirësinë do ta arrijë atë dhe ai që i shmanget të keqes do të shpëtojë prej saj.”

9 – Ebu Hatim ka thënë:

”I mençuri është përdëllimtarë ndaj të gjithë njerëzve. Nëse e konsideron këtë shumë të vështirë, duhet të pretendojë se është përdëllimtarë sepse kjo gjë shpie në përdëllimtari.”

10 – Ibnul Mubarak ka thënë:

”Na thërriti AbduLlah Ibn Aun për të ngrënë. Ne ishim duke ngrënë dhe shërbëtorja e tij hyri dhe në dorë kishte një enë, ena iu ngatërrua me rrobat e saj dhe i ra nga dora.

Ibn Auni i tha: ”Mos u frikëso! Ti je e lirë.”

11 – Muhammed Ibnus Sa’da i tha birit të tij Ur’ues kur ai mori pushtetin në Jemen:

”Nëse zemërohesh shiko lart në qiell dhe poshtë në tokë dhe më pas madhëroje Krijuesin e tyre.”

12 – Kur i mençuri zemërohet e ka obligim që të mendojë sesa shpesh Allahu është i butë ndaj tij pavarësisht se ai vazhdimisht shkon kundër ndalesave të Tij. Zemërimi i tij nuk duhet ta shtyjë që të mëkatojë.

13 – Xhafer Ibn Sulejman ka thënë:

”Ishte një grua e devotshme në Basra, të cilën gjithmonë e godisnin fatkeqësitë. Ne habiteshim me durimin e saj. Një ditë ajo u godit nga një fatkeqësi e rëndë dhe vazhdoi të duronte. Kur bisedova me të në lidhje me këtë, ajo tha: ”Çdo fatkeqësi që më godet, bashkë me të kujtoj edhe xhehenemin dhe fatkeqësia bëhet në sytë e mi sikurse rëra.”

14 – Bekr Ibn Mudar ka thënë:

Ebul Hejthemit i vdiq i biri dhe ai la jetim një foshnje të vogël, e cila vdiq. I erdhën vëllezërit për ngushëllim dhe ai ishte në një anë të xhamisë, dhe u tha atyre: Brenga në ditën e gjykimit më ka bërë që të mos pikëllohem për atë që kam humbur dhe as të gëzohem për atë që më është dhënë.

Shpërndaje: