Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 142-143
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:
1 – Ebu Shurejh tregoi se ai thirrej me llagapin ”Ebul-Hakem (babai i gjykimit)”.
Profeti ﷺ i tha: ”Gjykues është Allahu dhe Atij i përket gjykimi.”
Ebu Shurejh tha: ”Kur populli im kishin ndonjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje, ata vinin te unë për t’u gjykuar. Kur unë gjykoja ndërmjet tyre, të dyja palët kënaqeshin me gjykimin tim.”
Profeti ﷺ i tha: ”Sa veprim i mirë! A ke ndonjë fëmijë?” Ai u përgjigj: ”Shurejhin, Muslimin dhe Abdullahin.” Ai ﷺ e pyeti: ”Cili është më i madhi prej tyre?”
Ebu Shurejh tha: ”Shurejhi.”
Profeti ﷺ i tha: ”Atëherë ti je Ebu Shurejh (babai i Shurejhit).”
Transmeton Ebu Daudi (4955), Nesai (5387) dhe Ibn Hibani (504). Zinxhiri i transmetimit është i mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Masabih (4766)”.
Shpjegimi
Autori dëshiron të shpjegoj se është obligim respektimi i emrave të veçantë të Allahut dhe se ndalohet nënçmimi i tyre ose që të emërohet dikush me ta. Si rezultat i kësaj është ligjësuar ndryshimi i tyre.
Emrat ndahen në dy lloje:
1 – Emra që nuk lejohet t’i ketë askush tjetër përveç Allahut. Shembuj të këtyre emrave janë Er-Rrahman, El-Khalik dhe Rab-ul-A’lemin.
2 – Emra që nuk janë të veçantë vetëm për Allahun -subhaneh-. Në këtë rast, emri i Allahut i përshtatet madhërisë së Tij dhe emri i krijesave i përshtatet natyrshmërisë së krijesave. Ky kapitull diskuton emrat e llojit të parë. Ky kapitull trajton llojin e parë të emrave.
1 – Ebu Shurejh tregoi se ai thirrej me llagapin ”Ebul-Hakem (babai i gjykimit)”.
Profeti ﷺ i tha: ”Gjykues është Allahu dhe Atij i përket gjykimi.”
Ebu Shurejh tha: ”Kur populli im kishin ndonjë mosmarrëveshje për ndonjë çështje, ata vinin te unë për t’u gjykuar. Kur unë gjykoja ndërmjet tyre, të dyja palët kënaqeshin me gjykimin tim.”
Profeti ﷺ i tha: ”Sa veprim i mirë! A ke ndonjë fëmijë?” Ai u përgjigj: ”Shurejhin, Muslimin dhe Abdullahin.” Ai ﷺ e pyeti: ”Cili është më i madhi prej tyre?”
Ebu Shurejh tha: ”Shurejhi.”
Profeti ﷺ i tha: ”Atëherë ti je Ebu Shurejh (babai i Shurejhit).”
Profeti ﷺ tha: ”Sa veprim i mirë.”
Që do të thotë se është veprim i mirë përmirësimi i gjendjes së njerëzve dhe ndërmjetësimi mes tyre në mënyrë që ata të jenë të lumtur dhe të mos grinden. Kështu duhet të jetë.
Dobi:
Është obligim respektimi i emrave të Allahut dhe duhet ndryshuar emrat për këtë shkak. Prandaj iu ndryshua emri nga Ebul-Hakem në Ebu Shurejh. Hadithi dëshmon se është më së miri që kunja (llagapi) të jetë me emrin e fëmijës më të madh.
Hadithi gjithashtu dëshmon se është e ligjësuar përmirësimi i gjendjes së njerëzve dhe se më të moshuarit duhet të ndërmjetësojnë mes njerëzve në mënyrë që ata të mos vazhdojnë të kenë konflikte dhe të urrejnë njëri-tjetrin. Është më mirë për t’i pajtuar ata se sa për t’i gjykuar. Gjykimet shpien në mosmarrëveshje. Është më mirë që ata të pajtohen me kënaqësi në mënyrë që e tërë urrejtja të zhduket dhe dashuria dhe miqësia të hapet.
Autori tha:
”Transmetuar nga Ebu Daudi dhe të tjerët.”
Duket se autori beson se hadithi është një argument për këtë. Prandaj ai e mori dhe u pajtua me të. Me të ai dëshmon se nuk lejohet emërtimi me emra sikurse ”El-Hakem” dhe ”Ebul-Hakem” sepse kjo është cilësi e Allahut. Allahu është Ai që i gjykon robërit e Tij. Në këtë jetë Ai i gjykon ata me librin e Tij, dhe në jetën tjetër Ai Vetë i gjykon ata.
Megjithatë, ka shumë hadithe autentike të cilat përmbajnë emra si El-Hakem dhe El-Hakim të cilët profeti ﷺ nuk i ndryshoi. Ato janë më autentike se hadithi në këtë kapitull. Kjo dëshmon se vërtetësia e këtij hadithi mund të diskutohet. Profeti ﷺ ia ka miratuar emrin Hakim bin Hizamit, El-Hakem bin Amr el-Ghifarit dhe emrat e të tjerëve. Ai nuk i ndryshoi ato. Po të kishin qenë të ndaluar, ai do t’ia kishte ndryshuar. Emri ”El-Hakem” i referohet një personi i cili i gjykon njerëzit me ligjin e Allahut. Nuk ka të keqe në këtë emër. E njëjta gjë vlen edhe për emrat ”El-Hakim”, ”El-Kadi” dhe të tjerë.