Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

48.Bidatet në Kuds (fundi i librit)

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 60-61

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

167 – Nijeti për të vizituar Xhaminë e Kudsit së bashku me haxhin, dhe lutja:

“Allahu e lartësoftë haxhin tuaj.”

168 – Bërja tavaf rreth kupolës së shkëmbit në Aksa sikurse bërja tavaf rreth Qabes.

169 – Të gjitha llojet e shenjtërimit të shkëmbit. Për shembull, njerëzit e prekin, e puthin, therin dele pranë tij, vendosin shenja mbi të natën e Arafatit dhe ndërtojnë mbi të, e të ngjashme.

170 – Disa pohojnë se gjurmët e këmbëve të profetit (salAllahu alejhi ue selem) janë të dukshme në shkëmb. Të njëjtën gjë ata e thonë për çallmën e tij. Disa madje besojnë se Zoti (subhanahu ue te ala) ka vënë këmbën e Tij aty.

171 – Vizita ku pretendohet të jetë vendi ku ka lindur Isai (alejhis-selam).

172 – Ata pretendojnë se rruga e siratit dhe peshorja qëndrojnë aty dhe se muri lindor i xhamisë është mur midis xhenetit dhe xhehnemit.

173 – Shenjtërimi i zinxhirit ose vendndodhjes së tij.

174 – Falja e namazit pranë varrit të Ibrahimit (alejhis-selam).

175 – Gjatë haxhit njerëzit mblidhen në Xhaminë Aksa për të kënduar dhe për ti rënë dajres.

Kjo është e gjitha që unë munda të grumbulloj për bidatet lidhur me haxhin dhe vizitën. I lutem Allahut (tabarak ue te ala) që ky libër t’u ndihmojnë muslimanëve që ti përmbahen zotëriut të dërguarve (salAllahu alejhi ue selem).

سُبْحانَكَ اللهُمَّ وَبِحَمْدِكَ أَشْهَدُ أَنْ لا إِله إِلا أَنْتَ أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ

Ti je i pa të meta dhe Ti je i lavdëruar. Unë dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Teje. Të kërkoj falje Ty dhe pendohem tek Ti.

Shpërndaje: