Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

48.Cila është gjëja e saktë në lidhje me leximin e librave të shkruar nga bidatçitë dhe dëgjimin e ligjërimeve të tyre?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 133-134

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 48: Cila është gjëja e saktë në lidhje me leximin e librave të shkruar nga bidatçitë dhe dëgjimin e ligjërimeve të tyre?

Përgjigje: Nuk lejohet leximi i librave të bidatçive apo që të dëgjohen ligjërimet e tyre, përveç atij që ka për qëllim që t’i refuzoj ato dhe që të sqaroj devijimet e tyre.

Një fillestar, student, një njeri i thjeshtë ose një person i cili vetëm dëshiron të lexoj dhe jo që t’i refuzoj ata dhe që të sqaroj gjendjen e tyre, atëherë nuk i lejohet që t’i lexojë ato. Ekziston rreziku që ai të ndikohet prej tyre dhe t’i keqkuptoj gjërat në mënyrë që sherri i tyre ta godet atë1.


1 Janë transmetuar nga selefët paralajmërime të shumta kundër pasuesve të bidateve dhe të epsheve. Më poshtë janë disa …

Ebu Kilabeh tha për pasuesit e bidateve:

“Mos rrini me ta dhe mos u përzieni me ta. Kam frikë se do t’u fundosin në deivjimin e tyre dhe do t’u mashtrojnë në shumë gjëra që ju i dinit.” (El-Lalaka’i (1/134), el-Bid’a uen-Nehi anha (55) dhe el I’tisam (1/172)).

Ibrahim En-Nakha’i ka thënë:

“Mos u uluni me bidaçitë dhe mos flisni me ta. Kam frikë se zemrat tuaja do të ndryshohen.” (El-Bid’a uen Nehi anha (56) dhe el-I’tisam (1/172)).

Ebu Kilabeh ka thënë:

“O Ejub! Mos i lejo pasusve të epsheve të kenë qasje në dëgjimin tënd.” (El-Lalaka’i (1/134)).

El-Fudejl bin Ijadh ka thënë:

“Nëse e sheh një bidatçi duke ecur në një rrugë, ti merr një rrugë tjetër.” (El-Ibaneh (2/475)).

Hafidh Seid bin Amr el-Barda’i ka thënë:

“Isha me Ebu Zur’an kur ai u pyet në lidhje me el-Harith el-Muhasibin dhe librat e tij.

Ebu Zur’a iu përgjigj pyetësit: “Unë ta tërheq vërejtjen kundër këtyre librave. Ato përbëhen nga bidatet dhe devijimet. Përmbahu transmetimeve (të selefëve). Ato janë të mjaftueshme për ty.”

Pyetësi i tha atij: “Në to ka mësime.”

Ebu Zur’ah i tha: “Ai që nuk ka mësim në librin e Allahut, ai nuk ka mësime në këto libra. Sa shpejt njerëzit bien në bidate!” (et-Tehdhib (2/117) dhe Tarikh Baghdad (8/215)).

Imam Ahmedi u shpreh ashpër në lidhje me el-Muhasibin kur ai tha:

“Mos u mashtro nga përulësia dhe butësia e tij. Mos u mashtro nga koka e tij e ulur. Ai është një njeri i keq. Vetëm ai që ka përvojë me të e njeh atë! Mos folë me të. Ai duhet të trajtohet pa mëshirë. A ulesh me çdo bidaçi i cili transmeton hadithe nga i dërguari i Allahut ? Jo! Ai duhet të trajtohet pa mëshirë” (Tabakat-ul-Hanabilah (1/233)).

I tillë ishte qëndrimi i selefëve ndaj pasuesve të bidateve. I tillë ishte qëndrimi i tyre ndaj librave dhe fjalëve të tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për kasetat e sotme. Fjalët cicëruese në kaseta janë edhe më të rrezikshme. A do ta kuptojnë rinia jonë këtë metodologji dhe të qëndrojnë larg nga kasetat dhe librat e pasuesve të bidateve dhe të epsheve të sotme?

Shpërndaje: