Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

48.Dëgjoni dhe binduni pushtetarëve tuaj të padrejtë

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 419-420

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ai u tha Ensarëve:

”Pas meje, do të shihni përparësi (pushtetarë që disave u japin përparësi ndaj disave)…”

Çfarë u tha Ensarëve të cilët luftuan përkrah tyre, përgatitën vendin e besimit (Medinën), luftuan dhe pushtuan vende?

Pas tyre erdhën njerëz që korrën frutat e Ensarëve dhe Muhaxhirëve. Shumë prej tyre hynë në Islam pas çlirimit (të Mekës). Disa prej tyre ishin Ebu Sufjani dhe Muauijeh. Pas tyre erdhën pasardhësit e tyre që dikujt i dhanë përparësi ndaj dikujt me pasuri. Ne nuk e përfshijmë Muauijen (radijAllahu anhu) në mesin e atyre, por kishte padrejtësi në mesin e Benu Maruan. Ata e shtynin namazin e ikindisë dhe i falnin namazet pasi u kishte kaluar koha. Ka pasur mangësi tek ta. Pavarësisht nga kjo, sahabët bën durim me ta. Njerëzit u ankuan tek Enesi (radijAllahu anhu) ndaj gjakderdhjeve dhe plaçkitjeve të Haxhaxhit. Haxhaxhi ishte më keq se pushtetarët e sotëm. Sot, këta kanë sisteme pushteti dhe ligje, pavarësisht nëse je në lindje apo në perëndim, por Haxhaxhi ishte kaotik dhe pasonte epshet e tij. Ai derdhi gjakun.

Enesi tha: ”Duroni. Nuk vjen një vit, vetëm se viti më pas është më i keq.”

Ai i urdhëroi ata që të durojnë. Ai e kishte sjellë këtë nga mësimet dhe udhëzimet e të dërguarit .

Alkameh bin Ua’il tha tregoi nga babai i tij se Selemeh bin Jezid el-Xhu’fi i tha të dërguarit të Allahut :

”O i dërguari i Allahut! Çfarë na urdhëronë në qoftë se ne kemi udhëheqës që na kërkojnë të drejtat e tyre dhe nuk na japin të drejtat tona?”

Ai u largua prej tij. Ai e pyeti atë dhe ai u largua prej tij. Çështja ishte e rrezikshme dhe ai nuk e pëlqeu atë. Çështja ishte serioze. Çfarë do të thoshte i dërguari ? El-Ash’ath bin Kajsi e kapi për dore dhe ai tha:

”Dëgjoni dhe binduni! Ju duhet të kryeni atë që keni për detyrë, ndërsa ata duhet të kryejnë atë që kanë për detyrë.”1

Dikush mund të mendoj se kjo është fjalë el-Ash’ath bin Kajsit. Le të themi se kjo është e vërtetë, por i dërguari i Allahut e miratoi atë. Ju e dini se sunneti përbëhet nga fjalët, veprat dhe miratimet e të dërguarit ﷺ. Megjithatë, ka transmetime të tjera që thonë se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Nëse ndonjë prej jush sheh ndonjë të keqe, ai duhet ta ndryshojë atë me dorë. Nëse ai nuk mundë ta bëjë atë, ai do ta bëjë atë me gojën e tij. Nëse ai nuk mundë ta bëjë atë, ai duhet ta bëjë atë me zemër dhe ky është besimi më i dobët.2


1 Muslimi (1846).

2 Muslimi (49).

Shpërndaje: