Imam Muhamed bin Muhamed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq.102
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Bukhari transmetoi nga el-Berau i cili tha:
“Kur Ibrahimi – do të thotë djali i profetit (salAllahu alejhi ue selem) vdiq – i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha:
“Ai e ka një nënë që i jep gji në xhenet.”
Ai e tha këtë sepse ai vdiq kur ishte 16 ose 17 muaj. Disa kanë thënë se ai ishte më i rritur se kaq, ndërsa të tjerë kanë thënë se ai ishte më i ri se kaq. Allahu (Te ala) e di më mirë se cila është e saktë. Në disa formulime, ai thotë:
“Djali im vdiq kur ai ishte duke thithur gjirin. Ai e ka një nënë që i jep gji në xhenet.”
Nëse kjo është specifike për profetin (salAllahu alejhi ue selem), nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Megjithatë, në parim nuk është asgjë specifike për profetin (salAllahu alejhi ue selem) derisa nuk dëshmohet e kundërta, të cilat ne nuk e dimë në lidhje me këtë.
Dhe në qoftë se është fjala për të gjithë fëmijët e besimtarëve, për të cilën ka disa transmetime të cilat nuk më kujtohet tani, por teksti është si vijon “Në xhenet ka pemë që mbajnë gjinj, nga të cilat fëmijët thithin” ky është një përgëzim dhe një kurajë për besimtarët për fëmijët e tyre.