Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

49.Kaq duhet të ndryshohet fotografia/figura

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kjo është një dëshmi konkrete se ndryshimi që bënë fotografitë/figurat të lejuara është ajo që ndryshon formën e tyre në mënyrë që ato të marrin një pamje krejtësisht ndryshe. Disa dijetarë kanë thënë se ndryshimi i saj duhet të jetë aq domethënës saqë krijesa nuk do të mund të jetojë me atë defekt në raste të zakonshme. Është e qartë se ky shpjegim është i mangët, për shkak të tij disa njerëz që kërkojnë shtegdalje tek mendimet e ndryshme e kanë pranuar atë.

Shembulli më i mirë i kësaj është shejkhu që lejoi artistët e artit muslimanë të bëjnë statuja dhe më pas të hapin një vrimë në kokën e tyre sepse asnjë person i gjallë nuk mund të jetojë me një vrimë në kokë. Pastaj në mënyrë që statujat të mos dukeshin me defekt, artisti u vuri atyre flokë artificialë. Në këtë mënyrë defekti i statujave bëhet i padukshëm, statujat shfaqen si të plota dhe komplete dhe të gjithë artistët do të jenë të kënaqur dhe të lumtur. Përveç kësaj ai pretendon se edhe Allahu gjithashtu mund është i kënaqur. A keni parë dikë tjetër duke u tallur me legjislacionin në këtë mënyrë? Kjo na kujton ata që janë goditur nga turpi dhe mjerimi, për të cilët Allahu tha:

“Pyeti ata për qytetin që gjendej në bregdet dhe për çfarë i gjeti banorët e tij kur thyen urdhëresën e sabatit (së shtunës)! Atë ditë u vinin peshqit me shumicë, ndërsa ditëve tjera që nuk i kremtonin, nuk u vinin. Kështu Ne i vumë në provë sepse bënin punë të mbrapshta.” El-A’raf, 7:163

Shpërndaje: