Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 62-63
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Autori (Allahu e mëshiroftë) gjithashtu tha se profeti ﷺ është:
“… zotëria i të dërguarve …”
Muhamedi ﷺ është zotëria i njerëzimit, diçka që ai vetë e tha:
“Unë jam zotëria i njerëzimit në ditën e gjykimit pa u krenuar për këtë.” 1
Profeti ﷺ i tregoi umetit për këtë në mënyrë që të tregojë falënderimin e tij ndaj Allahut (azze ue xhel) dhe që umeti të falënderojnë Zotin e tij për këtë mirësi që Ai ka bërë të dërguarin e tyre të jetë zotëria i të dërguarve. Që ai është zotëria do të thotë që ai është udhëheqësi dhe prijësi. Ai ﷺ është më i miri i të dërguarve dhe udhëheqësi dhe prijësi i tyre.
Autori tha:
“… dhe i dashuri i Zotit të botëve.”
Kjo shprehje ka vërejtje; Sepse nuk është e mjaftueshme të thuhet se Muhamedi ﷺ është habib (i dashuri) i Allahut por khalil (mik) i Tij. Miqësia është më e lartë se dashuria. Dashuria ndryshon dhe niveli i saj më i lartë është besueshmëria që do të thotë sinqeriteti dhe dashuria e pastër. Vetëm dy njerëz kanë marrë këtë nivel: Ibrahimi ﷺ:
وَاتَّخَذَ اللّهُ إِبْرَاهِيمَ خَلِيلاً
“Dhe Allahu e ka marrë për khalil (mik të ngushtë) Ibrahimin.”2
dhe profeti ynë ﷺ i cili tha:
“Allahu më ka marrë për khalil (mik të ngushtë) të Tij sikurse e ka marrë Ibrahimin për khalil të Tij.” 3
Prandaj nuk duhet të thuhet se habib (i dashuri) i Allahut pasi që kjo mund të thuhet për të gjithë besimtarët sepse ky nuk është një tipar dallues për profetin ﷺ. Ndërsa, jo të gjithë e arrijnë miqësinë.
1 Muslimi (2278).
2 4:125
3 Muslimi (532).