Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

49.Namazi i xhenazes për fëmijët dhe të abortuarin

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ky është një kapitull madhështorë për shkak se ky është një përgëzim për çdo një që ka humbur fëmijë. Sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) na ka urdhëruar të falim namazin e xhenazes për fëmijët dhe të lutemi për prindërit e tyre.

Shumica e dijetarëve thonë se namazi i xhenazes duhet të falet për fëmijët e vegjël, duke përfshirë edhe fëmijën e abortuar, përderisa atij i është dhënë shpirti. Disa nga Selefët menduan se namazi i xhenazes nuk duhet të falet për fëmijët derisa ata të bëhen seksualisht të pjekur. Unë do të qartësojë dobësinë e këtij mendimi.

Bukhari transmeton se Ibn Shihab ka thënë:

“Namazi i xhenazes duhet t’i falet çdo fëmije që vdes, edhe në qoftë se ai do të ishte fëmijë jashtëmartesor. Sepse fëmija është i lindur në natyrshmërinë Islame dhe prindërit kanë përkatësi Islame, apo të paktën që babai të jetë në këtë. Nëse fëmija vdes pasi të ketë qarë gjatë lindjes, namazi i xhenazes duhet ti falet. Megjithatë, nuk duhet ti falet namazi i xhenazes fëmijës i cili vdes pa pasur zë, sepse është lindje e dështuar.

Ebu Hurejra transmeton nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Çdo fëmijë është i lindur përgjatë fitres.”

Ebu Davudi transmetoi nga Aishah (radijAllahu anha) e cila tha:

“Ibrahimi, i biri profetit (salAllahu alejhi ue selem) vdiq kur ai ishte 18 muajsh dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) nuk ia fali xhenazen.”

Në zinxhir është Muhammed bin Is’hak, dhe fjala e dijetarëve për të është e njohur. Hadithi është përkrahur nga disa prej mendimeve të Selefëve se namazi i xhenazes nuk duhet të falet për fëmijë, por sikurse u thamë vërtetësia e hadithit është e diskutueshme. Është përmendur tashmë se Ahmedi transmetoi nga el-Bara bin Azib (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ia fali namazin e xhenazës Ibrahimit. Ahmedi transmetoi nga el-Mugira bin Shu’beh nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili ka thënë:

“Ai që është hipur ecë pas kortezhit që e bartin xhenazen. Këmbësorët ecin pak para saj në të djathtë të saj, ose në të majtë të saj. Namazi i xhenazes duhet ti falet fëmijës së dështuar dhe duhet të kërkohet falje dhe mëshirë për prindërit e tij.”

Transmetuar nga Ebu Davudi, Nesai dhe Tirmidhi, i cili tha:

“Hadith është i mirë dhe autentik.”

Ibn Maxheh transmetoi me fjalët:

“Ai që është hipur nget pas kortezhit që e bartin xhenazen. Këmbësorët ecin prapa saj dhe përpara saj në të djathtë ose në të majtë. Namazi i xhenazes duhet ti falet fëmijës dhe duhet të kërkohet falje dhe mëshirë për prindërit e tij.”

Ibn Maxheh përmendi fjalët “fëmijën” në vend të “fëmijës së dështuar”.

Xhabiri (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Namazi i xhenazes nuk duhet ti falet fëmijës dhe ai nuk duhet të trashëgohet apo të trashëgojnë, nëse nuk është dëgjuar që ka bërtitur gjatë lindjes.”

Transmetuar nga Tirmidhi nga Isma’il bin Muslim el-Meki. Tirmidhi ka thënë:

“Hadithi është transmetuar në mënyra të ndryshme. Disa e kanë transmetuar atë nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) ndërsa të tjerët e kanë bërë atë nga sahabët. Se kjo është fjalë e një sahabiu është më autentike se sa e profetit (salAllahu alejhi ue selem).”

Hafidh edh-Dhija ka thënë:

“Disa imamë kanë folur për Ismail bin Muslim el-Mekin.”

Ibn Maxheh transmetoi nga Xhabiri i cili tha se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nëse fëmija bërtet gjatë lindjes, duhet ti falet namazi i xhenazes dhe të trashëgohet.”

Në zinxhir është bin er-Rabi Jezidi i cili është i dobët. Disa imamë kanë thënë se ai është i dobët. Hafidh edh-Dhija ka thënë:

“Është thënë se namazi i xhenazes duhet t’i falet fëmijës përderisa sa kohë i është dhënë shpirti pa marrë parasysh nëse ai bërtet gjatë lindjes apo jo.”

Ky është me sa duket mendimi i medhhebit të Imam Ahmedit, që do të thotë se namazi i xhenazes i falet fëmijës të cilit i është dhënë shpirti, pavarësisht se a bërtet apo jo. Fetusit i jepet shpirti kur ai të ketë mbushur katër muaj.

Mexhd-ud-Din bin Tejmijeh ka thënë:

“Namazi i xhenazes nuk duhet ti falet fëmijës të abortuar para muajit të katërt. Ky është abort dhe nuk është i vdekur, për shkak se ai nuk ka shpirt.”

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Namazi i xhenazes për abortin që nuk ka shpirt është i bazuar në ringjalljen e tij. Këtu dijetarët kanë dy mendime. Nëse themi se ai do të ringjallet, duhet ti falet xhenazja dhe jo ndryshe – dhe Allahu e di më së miri.”

Ahmed bin Ebi Abdeh ka thënë:

“E pyeta Ebu Abdilah Ahmed bin Hanbelin: “Kur është e detyrueshme për t’ia falur namazin e xhenazes një aborti?” Ai tha: “Kur ti ketë mbushur katër muaj. Atëherë i jepet shpirti.”

Shpërndaje: