Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

49.Qëndrimi mesatarë i Ehl-us-Sunnetit në lidhje me sahabët

Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 63-65

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ata gjithashtu kanë një qëndrim mesatarë ndaj sahabëve të të dërguarit të Allahut ﷺ, midis Rafidave dhe Khauarixhëve. Rafidat bien në ekzagjerim dhe ekstremitet ndërkohë që Khauarixhët bien në denigrim të sahabëve. Khauarixhët luftuan dhe bënë tekfir në shumicën e sahabëve ndërsa Rafidat ekzagjeruan në lidhje me familjen e profetit ﷺ.

Ehl-us-Sunneti i luten Allahut të jetë i kënaqur me të gjithë sahabët (thonë për ta: RadijAllahu anhum / Allahu qoftë i kënaqur me ta). Ata besojnë se të gjithë janë të sinqertë dhe se ata janë krijesat më të mira të Allahut pas profetëve ﷺ. Ata distancohen nga Rafidat të cilët kanë qëndrim ekstrem ndaj Aliut dhe familjes së profetit ﷺ. Ehl-us-Sunneti nuk janë as ekstrem, e as mosrespektues. Ata janë me sahabët, i luten Allahut që të jetë i kënaqur me ta dhe i konsiderojnë ata si krijesat më të mira pas të dërguarve dhe profetëve si dhe njerëzit më të mirë të këtij umeti. Ndërsa të tillë nuk janë Rafidat të cilët janë ekstreme ndaj Aliut dhe familjes së profetit ﷺ të cilët u luten atyre dhe pretendojnë se janë të pa gabueshëm. Rafidat janë ekstrem, ata kanë gabuar dhe kanë devijuar.

Khauarixhët janë mos respektues ndaj sahabëve (radijAllahu anhum) dhe nuk i konsiderojnë ata të sinqertë.

Ehl-us-Sunneti pohojnë sinqeritetin dhe virtytin e sahabëve (radijAllahu anhum). Ata i konsiderojnë sahabët si krijesat më të mira pas profetëve. Megjithatë, ata ndryshojnë nga ekzagjerimi i Rafidave. Ehl-us-Sunneti nuk ekzagjerojnë në lidhje me Aliun dhe familjen e profetit ﷺ. Ata i luten Allahut që të jetë i kënaqur me ta dhe pohojnë virtytin e tyre dhe se ata janë të mirë përderisa i përmbahen të vërtetës. Aliu është si të gjithë sahabët e tjerë (radijAllahu anhum). Ai ishte kalifi i katërt. Ai ka virtytet e tij. Ai ishte një nga dhjetë të cilët u përgëzuan me xhenet.

Megjithatë, nuk duhet ekzagjeruar me të. Nuk duhet t’i lutemi atij krahas Allahut. Nuk duhet thënë se ai ishte i pagabueshëm, i dërguar ose se Xhibrili ﷺ e tradhtoi detyrën e tij. Gjitha këto janë gënjeshtra. Aliu i përket sahabëve më të virtytshëm dhe më të mirë (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Nuk lejohet të ekzagjerohet me të, me Fatimen, El-Hasanin, El-Husejnin (radijAllahu anhum) ose me dikë tjetër.

Ai nga familja e tij që e pason të vërtetën duhet të trajtohet si besimtarë; Duhet kërkuar falje për të dhe që Allahu të jetë i kënaqur me të. Megjithatë, ai nuk do të trajtohet duke e ekzagjeruar. Virtytet e tyre duhet të pohohen. Duhet ta dimë se i përkasin muslimanëve më të mirë. Pozita e tyre është e njohur tek Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Pra ata nuk e ekzagjerojnë me asnjë sahabi. As nuk janë mosrespektues ndaj ndonjë sahabiu. Ata e dinë se çfarë të drejte, virtytesh dhe pozite Allahu u ka dhuruar dhe kujdesën për amanetin e të dërguarit të Allahut ﷺ që la për ta.

Shpërndaje: