Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Dije se këto tre dyshime janë më të mëdhatë që i kanë. Kur ti e di se Allahu i ka sqaruar ato për ne në Librin e Tij, pasi që i ke kuptuar mirë ato, ajo që vijon pas tyre do të jetë edhe më e lehtë.
Shpjegimi
Dyshimi i parë: Ata thonë se u luten vetëm eulijave dhe jo statujave.
Dyshimi i dytë: Ata thonë se e adhurojnë vetëm Allahun (azze ue xhel) dhe jo eulijatë.
Dyshimi i tretë: Ata thonë se nuk i luten atyre në mënyrë që ata tu sjellin dobi apo të shmangin dëm prej tyre. Dobinë dhe dëmin e ka në dorë vetëm Allahu (azze ue xhel). Megjithatë, ata duan ndërmjetësimin e tyre. Pra, kjo nuk është idhujtari.
Kur të jenë qartësuar ty këto dyshime, atëherë zbulimi i dyshimeve vijuese do të jetë edhe më i lehtë, sepse këto janë dyshime me të cilat më së shumti e mveshin të vërtetën me të pavërtetën.