Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
24 – Hudejfeh (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ, kur donte të flinte, thoshte:
بِاسْمِكَ اللَّهُمَّ أَمُوتُ وَأَحْيَى
“Me emrin tënd, o Allah! Vdes dhe ringjallem.”
Kur ai zgjohej, thoshte:
الحَمْدُ للهِ الَّذِي أَحْيَانَا بَعْدَ مَا أَمَا تَنَا وَإِلَيْهِ النُّشُورُ
“I tërë lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut, i Cili na ka ringjallur pasi na mori jetët tona dhe tek Ai do të jetë kthimi.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
Këtu Ibnu Tejmijeh gaboi. të njëjtin gabim e bëri Ibn-ul-Kajimi në “el-Uebil es-Sejjib”. Në fakt, vetëm Bukhari e transmeton këtë hadith. Shih “es-Sahihah” (2754).
25 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
“Çdo natë kur profeti ﷺ shkonte në shtratin e tij për të fjetur, i bashkonte pëllëmbët e duarve (sikurse bënte lutje), pështynte leht në to dhe lexonte suren el-Ikhlas, el-Felek dhe en-Nas. Pastaj, me to e fërkonte trupin e tij aq sa mundej, duke filluar nga koka, fytyra dhe pjesët e përparme të trupit. Ai vepronte kështu tre herë.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
Edhe këtu autori gaboi. Hadithi transmetohet vetëm nga Bukhari.
26 – Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i erdhi një person dhe filloi të merrte prej sadakave – që profeti e kishte zgjedhur që t’i ruante. Këtë e bëri dy netë rresht dhe kur erdhi nata e tretë, Ebu Hurejra i tha atij: “Tani unë do të të dërgoj tek i dërguari i Allahut ﷺ.” Ai tha: “Nëse ti më lë, unë do të të mësoj disa fjalë përmes të cilave Allahu do të të bëjë dobi, fjalë të cilat të shpijnë në punë të mira: kur të biesh në gjumë, lexo ajetul-Kursinë (2:255) deri në fund.
Dhe nëse ti e vepron këtë, gjatë tërë kohës do të kesh mburojë nga Allahu e shejtani nuk do të të afrohet ty derisa ta arrish mëngjesin.” Profeti ﷺ tha: “Ai ta tha të vërtetën, edhe pse ai (shejtani) është gënjeshtar i madh.”
27 – Ebu Mesud el-Ensari (radijAllahu anhu) tregoi se profeti ﷺ ka thënë:
“Ai që gjatë natës i lexon dy ajetet e fundit të sures el-Bekarah, do t’i mjaftojnë ato (për mbrojtje).”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
28 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur ndonjëri prej jush ngrihet nga shtrati dhe pastaj kthehet në të, le ta fshijë shtratin tre herë me qoshen e izarit (veshjes së poshtme) të tij sepse ai nuk e di se çfarë ka pasur aty pasi që është ngritur. E kur të shtrihet, le të thotë:
بِاسْمِكَ رَبِّى وَضَعْتُ جَنْبِى وَبِكَ أَرْفَعُهُ فَإِنْ أَمْسَكْتَ نَفْسِى فَارْحَمْهَا وَإِنْ أَرْسَلْتَهَا فَاحْفَظْهَا بِمَا تَحْفَظُ بِهِ عِبَادَكَ الصَّالِحِينَ
“Me emrin Tënd, o Zoti im, unë jam shtrirë dhe me emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin tim, atëherë mëshiroje, e nëse e rikthen në jetë, atëherë mbroje atë ashtu siç i mbron robërit e Tu të mirë.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
Në një formulim tjetër, thuhet:
إِذَا اسْتَيْقَظَ أَحَدُكُمْ فَلْيَقُلْ: الْحَمْدُ للهِ الَّذِي عَافَانِي في جَسَدِي وَرَدَّ عَلَيَّ رُوحِي وَأَذِنَ لِي بِذِكْرِهِ
“Kur ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi, le të thotë:
”I tërë lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut që më ka dhënë shëndet në trupin tim, ma ka kthyer shpirtin tim dhe më lejoi që ta kujtoj Atë.”
29 – Ai ﷺ i ka thënë Aliut dhe Fatimes:
أَلاَ أَدُلُّكُمَا عَلى ما هو خيرٌ لَكُمَا مِنْ خَادِم؟ إِذَا أَوَيْتُمَا فِرَاشَكُمَا فَسَبِّحَا ثَلاَثاً وَثَلاثِينَ وَاحْمُدَا ثَلاَثاً وَثَلاثِينَ وَكَبِّرا أَرْبَعاً وَثَلاَثِينَ
“A mos t’ju tregoj se çfarë është më mirë për ju sesa që të keni një shërbëtor? Kur të shtriheni në shtratin tuaj, thoni ”SubhanAllah (i pa të meta është Allahu)”33 herë, ”elhamdulilah (falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut)” 33 herë dhe ”Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi) 34 herë.”
Aliu (radijAllahu anhu) ka thënë: “Nuk e kam braktisur leximin e këtyre asnjëherë prej që kur i kam dëgjuar nga i dërguari i Allahut ﷺ.”
Dikush prej të pranishmëve i tha Aliut: ”As gjatë natës së Sifinit?” Ai tha: ”As gjatë natës së Sifinit.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
30 – Umm Hafsah (radijAllahu anha) ka thënë:
Kur profeti ﷺ binte në shtrat, e kishte zakon ta vendoste dorën e tij të djathtë nën faqen e tij të djathtë dhe thoshte:
اللهُمَّ قِنِي عَذَابَكَ يَوْمَ تَبْعَثُ عِبَادَكَ
“O Allah! Më mbro mua nga dënimi Yt Ditën kur do t’i ringjallësh robërit e Tu.”
Transmeton Eu Daudi.
31 Profeti ﷺ kur binte në shtratin e tij, thoshte:
الْحَمْدُ للهِ الَّذِي أَطْعَمَنَا وَسَقَانَا وَكَفَانَا، وَآوَانَا، فَكَمْ مِمَّنْ لا كَافِيَ لَهُ وَلا مُؤْوِيَ
”I tërë lavdërimi dhe falënderimi i takon Allahut që na ka dhënë ushqim, pije dhe strehim. Sa të shumtë janë ata që u mungon dikush që u jep mbrojtje dhe strehim!”
Transmeton Muslimi.
32 Ibn Umeri (radijAllahu anhu) tregoi se ai ﷺ e urdhëroi një burrë, që kur të binte në gjumë, të thoshte:
اللَّهُمَّ أَنْتَ خَلَقْتَ نَفْسِي وأَنْتَ تَتَوَفَّاهَا لَكَ مَمَاتُهَا وَمَحْيَاهَا إِنْ أَحْيَيْتَهَا فَاحْفَظْهَا وَإِنْ أَمَتَّهَا فَاغْفِرْ لَهَا اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْعَافِيَةَ
”O Allah! Ti ma ke krijuar shpirtin tim dhe Ti do ta marrësh atë. Jeta dhe vdekja e ime të përkasin Ty. Nëse Ti e lejon atë të jetojë (shpirtin tim), mbrojë atë dhe nëse e merr, atëherë fale atë! O Allahu! Të lutem të më ruash!”
33 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ kur dëshironte të shtrihej në shtrat, thoshte:
اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَوَاتِ وَرَبَّ الأَرْضِ وَرَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ رَبَّنَا وَرَبَّ كُلِّ شَيءٍ فَالِقَ الْحَبِّ وَالنَّوَى وَمُنْزِلَ التَّوْرَاةِ والإِنْجِيلِ والْفُرْقَانِ أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ ذِي شَرٍّ أَنْتَ آخِذٌ بِنَاصِيَتِهِ أَنْتَ الأَوَّلُ فَلَيْسَ قَبْلَكَ شَيءٌ وَأَنْتَ الآخِرُ فَلَيْسَ بَعْدَكَ شَيءٌ وأَنْتَ الْبَاطِن فليس دُونَكَ شَيءٌ اقْضِ عَنَّا الدَّيْنَ واغْنِنَا مِنَ الْفَقْ
“O Allah! Zoti i qiejve dhe Zoti i tokës, Zoti i fronit madhështor, Zoti ynë dhe Zoti i të gjithëve, Krijuesi i farës dhe bërthamës, Zbritës i Teuratit, Inxhilit dhe Furkanit (Kuranit)! Kërkoj mbrojtjen tënde prej të gjitha të këqijave, balli i të cilit është në Dorën Tënde. O Allah! Ti je i Pari dhe para Teje nuk ka asgjë. Ti je i fundit dhe pas Teje nuk ka asgjë. Dhe Ti je më i Larti e nuk ka mbi Ty asgjë, Ti je më i Afërti dhe mes teje dhe krijesave nuk pengon asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na shpëto prej varfërisë.”
Transmeton Muslimi.
34 – El-Be’ra bin Azib (radijAllahu anhu) tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ i tha atij: “Kur dëshiron të shtrihesh për të fjetur, merr abdes ashtu si për namaz, pastaj shtrihu në krahun e djathtë, dhe thuaj:
اللَّهُمَّ أَسْلَمْتُ نَفْسِي إِلَيْكَ وَوَجَّهْتُ وَجْهِي إِلَيْكَ وَفَوَّضْتُ أَمْرِي إِلَيْكَ وَأَلْجَأْتُ ظَهْرِي إِلَيْكَ رَغَبَةً وَرَهْبَةً إِلَيْكَ لَا مَلْجَأَ وَلَا مَنْجَا مِنْكَ إِلَّا إِلَيْكَ. آمَنْتُ بِكِتَابِكَ الَّذِي أَنْزَلْتَ وَبِالنَّبِيِّ الَّذِي أَرْسَلْتَ
”O Allahu! Unë Ty ta dorëzova shpirtin tim. Po e kthej fytyrën time nga Ti. Po e lë çështjen time në dorën Tënde dhe shpinën time e mbështes te Ti, me shpresë (për arritjen e shpërblimit) dhe frikë ndaj Teje. Nuk ka asnjë strehë dhe shpëtim përveçse te Ti. Unë kam besuar në Librin që ke shpallur (Kuranin) dhe në profetin Tënd që Ti e ke dërguar.” Nëse vdes në këtë natë, do të vdesësh në natyrshmërinë (e pastër islame), dhe le të jetë kjo gjëja e fundit që e thua.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.