Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Kurani është fjala e zbritur e Allahut dhe e pa krijuar

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

[4] Kurani është fjala e zbritur e Allahut dhe e pa krijuar pa marrë parasysh se si lexohet dhe shkruhet, dhe kudo që recitohet. Libri është ai i shkruari, leximi është ajo që lexohet dhe recitimi është ajo që recitohet. Fjala e Allahut është e pa fillim dhe nuk është krijuar në asnjë formë. Fjala e Allahut as nuk është e krijuar, as e shpikur apo e prodhuar në asnjë mënyrë. As nuk është trup, substancë, apo gjë jo materiale. Në fakt është një nga cilësitë e Tij qenësore që ndryshon nga të gjitha krijesat.

Shpërndaje: