Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 18
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (te ala) ka thënë:
وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ
”Dhe Ne ta kemi zbritur ty librin shpjegues të gjithçkaje.” 1
Nesai dhe të tjerë transmetojnë se i dërguari ﷺ pa një copë letër Teurati në dorën e Umer ibn el-Khatabit (radijAllahu anhu) dhe i tha atij:
”O biri i el-Khatabit! A po dyshoni (në shpalljen time)? Unë e kam kumtuar në mënyrë të qartë. Po të kishte jetuar Musai sot dhe ju ta kishit pasuar atë e të më kishit lënë mua, atëherë do të kishit qenë në devijim.” 2
Në një tjetër formulim, ai thotë:
“Po të kishte jetuar Musai sot, do t’i lejohej që të më pasonte vetëm mua.” Atëher Umeri tha: “Jam i kënaqur që ta kem Allahun Zot, Islamin fe dhe Muhammedin profet.” 3
1 En-Nahl 16:89.
2 Nuk e kam gjetur në Sunenin e Nesaiut, por el-Hejthem e ka përmendur atë në Mexhme’u ez-Zeuaid (1/174, nr. 808).
3 Ahmedi (4/265, 266)