“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

5.Gruaja e mirë duhet ta gëzojë burrin e saj

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad 
Burimi: Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah, fq. 23-27
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej cilësive të gruas së mirë, është që ajo ta gëzojë burrin e saj kur ai e sheh atë, në pamjen (fytyrën) e saj, dukjen dhe veshjen e saj. Ajo duhet të jetë e gatshme që t’i bindet atij dhe t’i përmbush obligimet e tij pa shprehur mospëlqim dhe arrogancë. Medito mbi hadithin që transmetohet në Sunenin e Nesaiut nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) i cili ka thënë se i dërguari i Allahut është pyetur në lidhje për gruan më të mirë, ndërsa ai u përgjigj:

“Ajo që e kënaq burrin e saj kur ai e sheh atë, i bindet atij kur ai e urdhëron dhe nuk bën asgjë me veten dhe pasurinë e saj nëse është kundër vullnetit të tij.” Autentik sipas Imam Albanit në “Es-Sahihah” (1838).

Aji kështu duhet të jetë në lidhje me dukjen, formën dhe pamjen e saj. Pra, gruaja duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe pamjes dhe formës së saj kur ajo është në prani të bashkëshortit. Po ashtu, ajo duhet të kujdeset dhe t’i kushtojë rëndësi të madhe përmbushjes së urdhëresave, dëshirave dhe nevojave të tij. Kjo gjë duhet të jetë brenga dhe kujdesi i saj ditor.

Për fat të keq, shumë gra e njohin zbukurimin dhe stolisjen vetëm atëherë kur ato dalin nga shtëpia për të prezantuar në ndonjë festë apo ndejë. Por, kur burri i saj vjen në shtëpi, ajo qëndron aty me rroba të këqija dhe i vjen erë jo e mirë, flokë-prishur dhe e pakrehur. Ajo ka cilësitë që e bëjnë burrin të largohet prej saj. Pastaj, ai gjithmonë tronditet kur ajo zbukurohet çdo herë kur ajo del nga shtëpia dhe ai nuk e sheh në atë pamje as sa një e dhjeta e këtij zbukurimi. Çfarë është ajo që e bën zemrën e burrit të tërhiqet nga kjo grua? Çfarë lloji të dashurisë mund të ketë për një grua të tillë? Kjo sjellje e tillë, dëshmon për budallallëkun e gruas dhe mendjen e pazhvilluar të saj në aspektin e plotësimit të përsosmërisë së jetës së saj bashkëshortore dhe në realizimin e lumturisë dhe të nderit të saj.

Përveç kësaj, ka shumë gra që janë të pabindura dhe nuk dëgjojnë fare. Ato injorojnë bashkëshortët dhe i zemërojnë. Ka shumë ankesa rreth sjelljeve të tyre ndaj bashkëshortëve dhe ndaj tjerëve. Kjo grua bën që në atë shtëpi të mbretërojë jeta e keqe, mjerimi dhe ligësia dhe kjo gjë e gërmon varrin e saj.

Muslimi transmeton në Sahihun e tij përmes Xhabirit (radijAllahu anhu), se profeti ka thënë:

“Nëse ndonjëri prej jush arrin natën në shtëpi, le të mos hyjë tek familja e tij befasishëm.”

Pra, ai nuk duhet ta befasojë gruan gjatë natës. Pse jo? Sepse profeti ka thënë:

“Në mënyrë që t’i heq qimet (në vendet e turpshme) dhe të ketë mundësi t’i rregulloj flokët.”

Këtu kemi një kërkesë fisnik për gruan, pra ajo duhet ta mirëpresë burrin e saj me pastërti të plotë, pamje të bukur dhe me një pritje të mirë. Kjo vlen veçanërisht në qoftë se bashkëshorti ka munguar ose ka qenë në udhëtim. Pra, kërkohet që gruaja të përgatitet dhe të bëhet gati, e kjo përfshin edhe rregullimin dhe pamjen e shtëpisë. Nëna e besimtarëve Aishja (radijAllahu anha) ka transmetuar:

“I dërguari i Allahut ﷺ kishte ardhur në shtëpi nga një udhëtim. Nga harresa kisha vënë një perde me imazh. Kur i dërguari i Allahut ﷺ e pa atë, ai e shqeu atë dhe tha: Njerëzit që do të ndëshkohen më ashpër në ditën e gjykimit janë ata që imitojnë Allahun në krijim (duke bërë imazhe).” Pastaj, nga ajo bëmë një apo dy jastëk.” Buhariu (5954) dhe Muslimi (2107).

Pse ajo e vuri perden? Sepse ajo dëshiroi që ai të vijë në shtëpi dhe ta gjejë shtëpinë dhe vetë atë me pamje të bukur.

Nga ky hadith mësojmë se gruaja duhet ta rregullojë shtëpinë dhe ta zbukurojë atë, në të njëjtën mënyrë ashtu siç duhet të rregullohet sa më bukur dhe ta takojë burrin e saj në mënyrë të bukur. Sunneti i profetit , të gjitha këto cilësi ia ka mësuar femrës dhe gruas, e cila do të jetë e mirë.

Prej tyre është edhe ajo që transmeton Taberani në “El-Mu’xhemul-Eusat” nga Enes bin Maliku radijallahu anhu, i cili thotë se i dërguari i Allahut ka thënë:

“A mos t’ju tregoj në lidhje me gratë tuaja në Xhenet?”

Kjo është gruaja që ka cilësi të lavdërueshme dhe tipare të bekuara, të cilat ia japin të drejtën për të hyrë në Xhenet. Ai vazhdoi duke thënë:

“Çdo grua e dashur dhe frytdhënëse, kur ajo zemërohet, kur trajtohet keq ose kur burri i saj zemërohet, thotë: “Dora ime është në dorën tënde. Unë nuk do t’i mbyllë sytë e mi, derisa ti të jesh i kënaqur.” Teberani (1743). Autentik sipas Imam Albanit në “Sahihah” (3380).

Do të thotë, ajo nuk do t’i mbyllë sytë e saj, nuk do të bie për të fjetur ose të ndjehet e lumtur, derisa ai të jetë i lumtur me të. Për fat të keq, ka gra që flenë pa u mërzitur se burrat e tyre janë të zemëruar një natë, dy net, tre net, dhjetë net apo një muaj të tërë. Dhe bëjnë sikur kjo të mos jetë fare punë e tyre. Është sikurse ajo nuk do të dalë para Allahut (aubhanehu ue te ala) dhe të japë përgjegjësi për atë që ajo vepron.

Shpërndaje: