“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

5.I godituri me fatkeqësi duhet të shikojë atë çfarë thotë Kurani dhe Sunneti në lidhje me këtë kategori

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 14-15
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një ngushëllim tjetër për ata që janë goditur me fatkeqësi është që ata të shohin fatkeqësitë për të cilat ka folur Kurani dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. Në to shohim se si Allahu Te’ala u jep atyre (durimtarëve dhe atyre që janë të kënaqur me këto fatkeqësi) diç që është për shumë herë më e madhe se ajo çfarë kanë humbur. Dhe, Allahu ka mundësi të bëj edhe më shumë se ajo çfarë të ka dhënë.

Një nga faktorët më të dobishëm që i del në ndihmë të goditurit me fatkeqësi, është: kur ai ndodhet në zjarrin (kulmin) e fatkeqësisë, të freskohet duke i ardhur keq për atë që u ka ndodhur të tjerëve para tij. Dije se, në çdo qytet e në çdo fshat, madje në çdo shtëpi, ndodhet dikush që është goditur me fatkeqësi. Ka prej njerëzve që fatkeqësia u ka ndodhur një herë në jetë. E dikujt kjo i ndodh disa herë, duke u goditur në vazhdimësi, saqë nuk mbetet anëtarë i familjes pa u prekur nga fatkeqësia e tij. Ka prej tyre që goditet sikurse paraardhësi i vet; shikon në të majtë e në të djathtë, e nuk gjen asgjë tjetër përveçse sprovave e keqardhjes.

Ibn Mesudi radijAllahu anhu ka thënë: “Përball çdo gëzimi qëndron një vuajtje. Nuk do të mbushte shtëpia me gëzim e hare, veçse do të mbushet edhe me pikëllim e dhembje.”

Ibn Sirin Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Asnjëherë nuk do të qeshet njeriu, veçse pas saj do të vij vajtimi!”

Prandaj ti robi i Allahut, dije se durimi dhe pranimi i realitetit, të sjell ty bekimin e Allahut, mëshirën dhe udhëzimin e Tij në rrugën e drejtë. Ashtu siç thotë Allahu Te’ala në Kuran:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

“…të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” 2:156-157

Siç edhe e kemi theksuar në temat paraprake, se për durimin dhe shprehjen “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!”, Allahu ka garantuar shpërblim shumë më të madh sesa për vetë sprovën.

Shpërndaje: