Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Menhexh-ul-Anbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 34-35
Përktheu: Valdet Gashi
Këto tri çështje janë emri dhe themeli i përbashkët i tyre për të cilat Kurani kujdeset jashtëzakonisht shumë dhe i sqaron shumë. Ato janë qëllimet më të rëndësishme të Kuranit mbi të cilat ai bazohet dhe të cilat i përsëritë. Në të gjitha suret dhe në shumicën e tregimeve dhe shembujve Kurani përmend dëshmi racionale dhe konkrete për këto tri çështje. Këtë e di ai që zotëron një të kuptuar të plotë, reflektim dhe performancë. Të gjitha librat e Allahut janë të përqendruara në to, të gjitha librat qiellore janë të bashkuara rreth tyre.
Nga këto tri themele, teuhidi është themeli më i rëndësishëm dhe më fisnik. Pjesa më e madhe e sureve të Kuranit përbëhen nga të tre llojet e njohura të teuhidit. Në fakt çdo kapitull i Kuranit përbëhet nga teuhidi. Kurani përbëhet nga përmbajtja e mëposhtme:
1 – Njoftim reth emrave dhe cilësive të Allahut. Ky është teuhidi i dijes.
2 – Thirrja që vetëm Allahu të adhurohet. Ky është teuhid që lidhet me vullnetin dhe qëllimin e njeriut.
3 – Urdhëresat dhe ndalesat. Kjo i përket të drejtës dhe përsosmërisë së teuhidit.
4 – Njoftimi për shpërblimin e pasuesve të teuhidit në të dy jetët. Ky është shpërblimi i teuhidit.
5 – Njoftimi për idhujtarët dhe ndëshkimin e tyre në të dy jetët. Kështu shpërblehet ai që nuk e përmbush tuhidin.
Kështu i gjithë Kurani ka të bëjë me teuhidin dhe të drejtën e tij dhe shpërblimin, si dhe idhujtarinë, idhujtarët dhe ndëshkimin e tyre1.
1 Shih “Sherh el-Akideh et-Tahauijjeh”, fq. 88.