Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Kjo i lejohet të shfaq gruaja sipas Kurtubiut

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 50-51

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Unë nuk mendoj se kjo zgjedhje e mendimit është e fortë, pasi që ajeti nuk kuptohet kështu fillimisht. Zgjedhja e atij mendimi është në bazë të nënkuptimit fikhor, por që nuk nënkuptohet ashtu në këtë rast. Sepse kundërshtuesi i këtij mendimi mund të thotë se gruas i lejohet të tregojë fytyrën e saj në namaz vetëm për shkak se ajo po falet, por jo kur ajo del jashtë, për shkak se dallimi është i qartë në mes të dy rasteve.

E them këtë edhe pse unë jam dakord me atë se asaj i lejohet të shfaq fytyrën e saj, duart dhe shuplakët e duarve kur ajo falet e po ashtu edhe jashtë namazit. Ka shumë argumente për këtë. Por këtu dhe tani diskutohet vlefshmëria e këtij argumenti, jo vlefshmëria e pretendimit të këtij mendimi. Përjashtimi i saktë është ai që është përmendur më parë dhe që e kam mbështetur me fjalët e Ibn Kethirit. Gjithashtu mbështetet nga fjalët e el-Kurtubit:

“Ibn Atijjeh tha: “Nga formulimi i ajetit, unë mendoj se gruaja duhet të përpiqet që të mbulojë të gjitha bukuritë e përveç asaj që është e detyruar të shihet në lidhje me lëvizje të pashmangshme, për të rregulluar ndonjë gjë… Prandaj fjalët:

إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا

”… përveç asaj që është e dukshme…”

vlen për atë që është e domosdoshme për gratë. Pra kjo nuk kërkohet të mbulohet.”1

El-Kurtubi ka thënë:

“Ky mendimi është i mirë. Pasi që fytyra dhe duart shfaqen në parim zakonisht në adhurime të tilla si namazi dhe haxhi, atëherë është e saktë se përjashtimi i referohet të dyjave. Kjo dëshmohet nga hadithi i transmetuar tek Ebu Davudi përmes A’ishes (radijAllahu anha) e cila tha:

“Kur Esma bint Ebi Bekr (radijAllahu anha) shkoi tek i dërguari i Allahut (salAallahu alejhi ue selem) e veshur me rroba të holla, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u kthye dhe i tha: “Esma! Nuk duhet që një grua seksualisht të pjekur që të shfaq diçka tjetër pos kësaj” dhe bëri me shenjë drejt fytyrës së tij dhe duarve të tij.”

Kjo është më e fortë nga aspekti i më të sigurtës, por edhe për shkak të prishjes së njerëzve. Prandaj një grua nuk duhet të shfaq asgjë nga bukuria e saj përveç asaj që mund të jetë e dukshme fytyra dhe duart e saj.”


1 el-Xhami li Ahkam-il-Kuran (12/229).

Shpërndaje: