Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 9
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
4 – Ki kujdes sa të mundesh që të mos kalosh përpara namaz falësve në xhaminë e shenjtë, për të mos folur në lidhje me xhamitë e tjera.
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Në qoftë se ai që kalon përpara namazliut të dinte se çfarë mëkati po vepron, do të kishte qenë më mirë për të që të qëndronte aty dyzet e jo të kalonte para tij.”
Fjala e tij është e përgjithshme dhe përfshinë të gjithë ata që kalojnë përpara çdo namaz falësi. Përveç kësaj, hadithi që përjashton kaluesin përpara namaz falësve në xhaminë e shenjtë është i dobët.
Duke pasur parasysh se hadithi për tu falur drejt prapa sutres është i përgjithshëm, gjithashtu në atë xhami duhet të falesh drejt prapa sutres. Disa sahabë janë shprehur në mënyrë specifike për këtë çështje, e cila përmendet në origjinalin e librit.