Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
O vëllezër, martesa nuk është rrëmujë. O vëllezër, martesa është diçka e përhershme. Njeriu në shtëpinë e tij i heq rrobat që i kishte veshur jashtë shtëpisë së tij. Ai jeton me një grua e cila kërkon të drejtat e saj dhe ai kërkon prej saj të drejtat e tij. Ata jetojnë së bashku një kohë të gjatë.
Këtë çështje nuk mund ta gjykosh apo ta bësh të vazhdueshme, korrekte, të qëndrueshme në të cilën të ketë dashuri dhe lumturi vetëm se me fe dhe moral të mirë.
O të dashur, çdo gjë zhduket me kalimin e kohës përveç fesë dhe moralit të mirë të cilat qëndrojnë të shndritshme duke ia ripërtërirë mirësitë dhe lumturitë bashkëshortëve.
Për këtë shkak erdhi edhe udhëzim prej të dashurit dhe të dërguarit tonë ﷺ drejtuar bashkëshortët.
“Femra martohet për katër arsye: për pasurinë e saj, prejardhjen e saj, bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Martohu me fetaren, të lumshin duart.”
Transmeton Bukhari (5090) dhe Muslimi (1466).
Profeti ﷺ e nxiti mashkullin që të martohet me gruan fetare dhe tha:
”Pasuria më e mirë është gjuha që përmend Allahun, zemra që e falënderon Atë, dhe gruaja besimtare që e ndihmon burrin në fenë e tij.”
Transmeton Tirmidhi (3094), Ahmedi (5/278) dhe Ibn Maxheh (1856). I mirë sipas Tirmidhit dhe Ibn Haxherit në “el-Imta, fq. 32” . Shih “es-Sahihah (2176)” nga imam Albani.
Nëse të janë dhënë këto tre gjëra, të është dhënë e gjithë e mira. Zemër falënderuese, gjuhë përkujtuese dhe gruaja e mirë dhe fetare e cila të ndihmon për në botën tjetër.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Dynjaja është kënaqësi, e kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e devotshme.”
Transmeton Muslimi (1467).
Nuk është grua e vërtetë ajo me pasuri dhe bukuri. Jo, as prejardhja e saj nuk është krenari. Porse është ajo me dëlirësi dhe pastërti, që për burrin dhe fëmijët do të jetë e mirësi.