Alameh Muhamed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi
Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 17-18
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
”15. Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.
16. Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një ndihmës tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju.”1
Dijetarët Islamë thonë se fjala ”ndihmës tjetër” ka për qëllim është të dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ. Se ai do të jetë me ta përgjithmonë dmth sheriati i tij dhe libri i cili iu zbrit atij.
”26. Por kur të vijë ndihmësi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që vie nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.
27. Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi.”2
”Unë nuk u thashë këtë që nga fillimi, sepse isha në mesin tuaj.
5. Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s`po më pyet: Ku po shkon?
6. Por ajo që se ju kam thënë i mbush zemrat tuaja me pikëllim.
7. Megjithatë unë po ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë po ju lë, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju ndihmësi; por, po shkova, unë do t`jua dërgoj.
8. Dhe kur të ketë ardhur, ai do ti tregojë botës se çka është mëkati, drejtësia dhe gjykimi.” 3
”12. Kam shumë gjëra për t`ju thënë, por ato ende ju nuk mund t`i mbani.
13. Por, kur të vijë ai, fryma e së vërtetës, ai do t`ju udhëzojë ju në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë të gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t`ju kumtojë gjërat që do vijnë.
14. Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t`jua kumtojë.”4
”16. Pas pak nuk do të më shihni më; e pas një kohe të shkurtër do të më shihni përsëri. Sepse unë po shkoj te Ati.”
17. Atëherë disa nga dishepujt e tij i thanë njëri tjetrit: ”Ç`është kjo që po na thotë:
16. Pas pak nuk do të më shihni më; e pas një kohe të shkurtër do të më shihni përsëri.” dhe: “Sepse unë po shkoj te Ati”?”5
Dijetarët Islamë thonë se cilësitë e pasardhësit të tij, që Mesiu ﷺ i përmendi nuk janë bashkuar në ndonjë person tjetër përveç në të dërguarin e Allahut ﷺ. Personi për të cilin Mesiu profetizoi në Ungjill quhet “Paraklet”. Me kalimin e kohës më vonë përkthyesit e kanë fshirë atë dhe e zëvendësuan atë me fjalën ”Fryma e së vërtetës”, “ndihmuesi” dhe “Fryma e shenjtë”. Parkalet është një fjalë greke dhe do të thotë “ai që lavdërohet shpesh”, e cila është pikërisht ajo që do të thotë emri Muhamed ﷺ.
1 Gjoni 14:15-16
2 Gjoni 15:26-27
3 Gjoni 16:5-8
4 Gjoni 16:12-13
5 Gjoni 16:16-17