Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Kam-ul-Mu’anid, fq. 259
Përktheu: Valdet Gashi
Zelli i njerëzve të sotëm pas alkoolit dëshmon profecinë e profetit ﷺ dhe ia rrit muslimanit besimin në të dërguarin e Allahut ﷺ.
Enes bin Maliku -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Nga shenjat e çastit (afrimit të kijametit) padyshim janë: zhdukja e diturisë fetare, përhapja dhe mbisundimi i injorancës, imoraliteti do të përhapet në masë dhe pirja e pijeve alkoolike do të jetë e zakonshme. Do të shtohet shumë numri i grave dhe burrat do të pakësohen aq shumë, saqë një burri do t’i duhet të kujdeset për pesëdhjetë gra.
Kjo vërteton profecinë e tij dhe po ashtu se kiameti është afër.
1 Bukhari (5231) dhe Muslimi (2671).